Austri: Xhamia e Tirolit “zbukurohet” me svastika
Një xhami në qytetin e Telfs, në Tirol, e cila është e njohur për minaren e saj të veçantë, të bardhë, është “zbukuruar” me sprej me svastika.
Simboli nazist, svastika, me sprej, me ngjyrë të zezë, natës e së martës, u ngjyros rreth hyrjes së xhamisë dhe në disa pllaka mozaiku.
Nuk dihet se kush e “zbukurojë” me svastika naziste xhaminë, por Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës ka nisur hetimet.
Xhamia u hap në vitin 2001 nga Shoqata Kulturore Turke. Megjithatë, shumë banorë vendas protestuan në vitin 2005, kur Shoqata Kulturore njoftoi se dëshironte për të ndërtuar një minare për xhaminë.
Në mesin e afro 15.000 banorëve të Telfs-it, rreth 2.400 banorë kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të xhamisë, dhe pronarët e shtëpive aty pranë kërcënuar me padi.
Banorët vendas kundërshtonin minaren sepse ajo do të tërheqë turma dhe kështu do të shkaktojnë bllokimin e trafikut. Të tjerët u ankuan se minarja paraqet fitoren e Islamit ndaj Krishterimit.
U arrit një kompromis, me kusht që minarja e xhamisë të jetë vetëm 15 metra e gjatë, në vend se të jetë 20 metra sikur ishte planifikuar fillimisht nga Qendra Kulturore. Gjithshtu, dy palët u pajtuan se nuk do të thirret ezani nga minarja nga myezini.