Xhamitë e kohës osmane nën kërcënim në Siri
Xhamitë historike në Deir Ez-Zor janë bërë shënjestër për shkak të varreve brenda tyre.
I vetë-vetëquajturi Shteti Islam i grupit militant në Siri ka ndryshuar emrat e dy xhamive të kohës otomane dhe ka ndaluar të vizitohen varret brenda tyre, tha një zyrtar i fesë të martën.
Grupi, i njohur me inicialet IS, (Shteti Islam), i cili e ka vet-shpallur një 'khalifat' në pjesët e pushtuara të Irakut dhe Sirisë, ka mbyllur Xhaminë e Shejh Uvejs el-Nakshibendiut dhe Xhaminë e Shejh Abdullah el-Nakshibendiut në qytetin lindor sirian të Deir ez-Zor, javën e kaluar.
Ata i kanë rihapur xhamitë të martën me kusht që ato dy xhami të riemërohen dhe varret brenda tyre të izolohen, tha për Agjencinë Anadolu, Abu Halid, përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë.
Ai tha se Shteti Islam i ka ndaluar njerëzit të hyjnë brenda varrezave në xhami sepse, sipas tyre, konsiderohet ofendim në Islam.
Dhomat që përmbajnë varre janë mbushur me çimento, tha Ebu Halidi.
Ai tha se Xhamia e Shejh Uvejs el-Nakshbendiut është riemëruar si Xhamia e Imanit, kurse Xhamia e Shejh Abdullah el-Nakshibendiut tani quhet Xhamia e Madhe.
Shteti Islam, i cili ka bërë bujë të madhe që nga muaji qershor, 2014, pasi pushtojë sipërfaqe të mëdha në Irak, ka një prani të fortë në Siri.
Historiani Muhamed al-Nasser tha për Agjencinë Anadolu se ishin tri objekte fetare historike nga periudha osmane në Deir Ez-Zor.
Xhamia Al-Ravije është shkatërruar plotësisht gjatë sulmeve të regjimit, ndërsa Xhamia e Shejh Uvejs el-Nakshibendiut dhe Xhamia e Shejh Abdullah el-Nakshibendiut u goditën, edhe nga bombat disa herë, por banorët bënë gjithçka për t’i mbrojtur xhamitë, tha ai.
Gjatë muajve të fundit, Deir ez-Zor ka përjetuar përleshje midis militantëve dhe grupeve të opozitës siriane dhe pastaj qyteti ra nën kontrollin e IS, të “Shtetit Islam”.