Fajësim i Rëndë për Turqinë nga Media e Emirateve të Bashkuara Arabe
Gazeta el-Halixh e botuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pretendoi se grupet terroriste, kryesisht ISIS’i, të cilët kanë vënë në objektiv Sirinë dhe Irak’un, po orientohen nga Shërbimi Kombëtar Turk i Zbulimit.
Gazeta el-Halixh, në shkrimin editorial me titullin “Kutia Turke e Pandorës”, bëri të ditur se grupet terroriste përdoren për të mbledhur tokat Turke, për të realizuar armatosjen dhe për të bërë të mundur kalimin në Siri dhe se në këtë proces vëzhgohen nga Shërbimi Kombëtar Turk i Zbulimit.
Gazeta el-Halixhe cila e fajëson Turqinë me luajtjen e një roli shkatërrimtar me qëllim asgjësimin e shteteve Arabe, pretendon se Turqia ndërhyn në shtetet fqinj me anë të grupeve të lidhur me el-Kaide, grupe të cilat i mbështet, ndërsa në shtetet jofqinj mundohet të krijojë sovranitet me anë të Vëllezërve Muslimanë duke përdorur sllogane Islame.
Gazeta e cila thekson se për shkak të politikave që ndjek qeveria, tokat Turke kanë marrë trajtën e një vendi të cilin organizatat terroriste e përdorin për të kaluar në shtetet e tjera, i fton shtetet Arabe dhe Perëndimore që të hedhin hapa të rëndësishëm kundrejt kësaj tw fundit.
Në fund të shkrimit ku bëhet citim nga vendimi me numër 2170 i Kombeve të Bashkuara (KB) i nxjerrur për përpjekjen ndaj ISIS’it dhe organizatave të ngjashme, shprehet se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Turqisë është shndërruar në një ‘Kalë Troje’ për terroristët dhe në kutinë e Pandorës e cila në mitologjinë Greke është e mbushur me të këqija.
Burimi: Yakın Doğu Haber