Kulturë

Dijetarët kristianë dhe myslimanë mblidhen në Mazeppa

Rick Phillips, pastor i Kishës së Bashkimit  në Mazeppa, kohët e fundit ka marrë pjesë në një diskutim pesë-ditorë që kaloi linjat fetare.

 

Seminari në Institutin Witherspoon, në Princeton, të shtetit New Jersey, rreth martesës myslimane, nën udhëheqjen e studiuesit Robert George.

 

Rick Phillips tha se seminari u organizuar për të kuptuar se fetë,   besimet  janë të ngjashme dhe për të hedhur poshtë idetë e gabuara rreth Islamit.

 

“Ne u përqendruam në çështjet komplekse siç është martesa dhe në këtë aspekt si funksionon martesa myslimane,” tha Phillips, i cili vuri në dukje interesimin e të tubuarëve që është dëshmi se besimet e ndryshme kanë tradita të pasura.  

 

    Të drejtat e grave në Islam ishin ndër temat e diskutuara, dhe përmes temave të diskutuara u demaskuan mitet ndaj femrave myslimane.

 

Gjithmonë është një ndjenjë që një grua myslimane nuk ka kurrfarë të drejta, tha Phillips. Ne e paraqitem se si martesa krijohet dhe se si gruaja merr një prikë. Ka (janë) në të vërtetë shumë gjëra që i japin mjaftë liri grave në marrëdhëniet muslimane.

 

Phillips theksoi se muslimanët e zakonshëm shpesh i shohin  muslimanët me titujt si banditë, si anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islam i Irakut dhe Sirisë (ISIL)     

 

Ata nuk përfaqësojnë vetëm se një fraksion të vogël të pakicës që nuk e lexojnë Kur'anin, nuk kanë ndonjë njohuri rreth mësimeve të të vërteta të Islamit, tha Phillips.