Amerike

Muslimanët amerikanë protestojnë pranë ambasadës Saudite kundër ekstremizmit

Xhamia e Uvejs el-Karaniut e shkatërruar nga tekfiristët
Xhamia e Uvejs el-Karaniut e shkatërruar nga tekfiristët

Duke fajësuar qeverinë saudite për eksportimin e ekstremizmit në të gjithë botën myslimane, një grup prej grupeve myslimane amerikane u bashkuan në një proteste pranë ambasadën Saudite në Washington këtë javë.

 

Protesta, mitingu, u mbajt në përkujtim të një numëri të vendeve të trashëgimisë islame të cilat u shkatërruan nga familja mbretërore saudite pas marrjes së pushtetit nëntë dekada më parë.

 

Ndër brohoritjet që dënonin terrorizmin, ishte thirrja për rivendosjen, rindërtimin e vendeve të shenjta të cilat i shkatërruan.  Protestuesit u përpoqën për të dorëzuar një letër ambasadës, në të cilët shprehnin ankesat e tyre; megjithatë, rojet e ambasadës refuzuan të pranojnë dokumentin, dhe e ndaluan hyrjen në ambasadë për ta bërë këtë.

 

Muslimanët nga rreth 15 shtete të ndryshme të Amerikës kanë marrë pjesë në protestë, duke u përpjekur për të treguar solidaritetin me ata që kundërshtojnë ekstremizmin e dhunshëm.

 

Pa koment, ambasada e Arabisë Saudite i mbylli zyrat e saj gjatë koës që u zhvillua mitingu, protesta në Washington.   

    

Familja Mbretërore Saudite dhe shumica e qeverisë Saudite, i përkasin sektit Selefi (nganjëherë i quajtur Vehabi , e cila beson se të gjitha strukturat, monumentet dhe objekte historike janë blasfemi.

Kjo është e njëjta ideologji  Selefiste  që pasohet nga Shteti Islamik (ish-ISIS) në Irak dhe Siri, dhe kjo është arsyeja që grupi ka djegur, shkatërruar me dinamit xhamitë historike, kishat, tempuj dhe objekte të tjera fetare.

 

Tubimi protestues u organizua nga Organizata Al Bakii me qendër në Chicago.

Burimi: Washington Times