Imami i Qerbelasë takohet me Colins Makins, Ambasador i UNICEF-it në Irak
Shejh El-Kerbala'i, shpjegoi për vështirësitë që të zhvendosurit tani po përballen, siç janë të moshuarit, fëmijët duke vdekur, gratë shtatzëna që lindin në rrugë, lloje të sëmundjeve që po përhapen në mesin e tyre.
Qerbela, Irak,
Sekretari i Përgjithshëm i Mauzoleut të Imam Huseinit, Shejh Abdul-Mehdi El-Kerbala'i u takua me ambasadorin e UNICEF-it, z. Colins Makins, në Mauzoleun e Imam Huseinit. Gjatë takimit, Shejh Abdul Mehdi El-Kerbala'i, theksoi rëndësinë e ofrimit të ndihmës për të zhvendosurit nga UNICEF-i dhe organizatat e tjera humanitare, si dhe të manifestimit të tragjedisë të popullit irakian dhe madhësinë e shkatërrimit të shkaktuar nga terroristët.
Shejh El-Kerbala'i, shpjegoi se me çfarë vështirësi po përballen të zhvendosurit tani, siç janë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna lindin në rrugë dhe lloje të sëmundjeve që po përhapen në mesin e tyre.
Colins Makins tha se: Ne ndajmë tragjedinë e të zhvendosurve me ty, e cila na bën thirrje për përgjegjësi, për t’i përkrahur të zhvendosurit, veçanërisht gratë dhe fëmijët, të cilët janë të ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të dëmit psikologjik dhe fizik. Ai, gjithashtu, tha se UNICEF-i, siç pritet, do të punojë në këtë çështje sa më shumë njerëzishëm.
Ai përmendi më tej se duke ndihmuar të zhvendosurit, kjo është përparësija jonë, dhe ata do të ndjekin këshillën e pikpamjeve të Shejh El-Kerbala'it, për aq kohë sa ata ndjekin parimet humaniste, larg nga përkatësia etnike, fetare dhe sektare.
Ai shprehu, gjithashtu, falënderimet e tij për Mauzoleun, Xhaminë e Imam Huseinit, për mbështetjen dhe akomodimin e të zhvendosurve, duke treguar se Xhamia në vijim do të bëjë më të lehtë veprimtarinë për UNICEF-in për të punuar në Irak dhe në Qerbela në veçanti.
UNICEF po merr pjesë në ndërtimin e një kompleksi për të zhvendosurit, që përveç programeve, do të kujdesen për ujin, gratë, fëmijët,si dhe për edukimin e tyre.
Ka rreth 20.000 fëmijë të cilët kanë nevojë të mbështeten psikologjikisht dhe moralisht nëpërmjet shkollave dhe qendrave zbavitëse dhe çdo gjë që kontribuojnë për të zgjidhur çështjen e banorëve të zhvendosur nga grupet terroriste të ISIS-it.
Burimi: Imam Hussain