Suudi Arabie

Arabia Saudite e gatshme për të përmirësuar të gjitha lidhjet me Iranin

Ministri i Jashtëm i Arabisë, Saud al-Fejsal ka theksuar rëndësinë jetike të përmirësimit të marrëdhënieve me Iranin.  

Sipas  agjencisë IRNA, Ministri i Jashtëm Saudit i bëri këto komente në një takim me ambasadorin e Iranit në Riad, Hussein Sadeki në Xheddah, të dielën.

 

Saud Al-Fejisal në këtë takim tha se, Ne jemi të gatshëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në bazë të interesave reciproke, të sinqeriteta dhe të hollësishme.

 

Hussein Sadeki, nga ana e tij, tha se zgjerimi i marrëdhënieve me vendet fqinje, veçanërisht me Arabinë Saudite, mbetet përparësi e lartë e politikës së jashtme të Iranit.

 

Në muajin mars, kryetari i Iranit, Hassan Rouhani theksoi vendosmërinë e Teheranit për të përmirësuar lidhjet me vendet fqinje muslimane, duke thënë se bashkëpunimi mes Iranit dhe Arabisë Saudite do të jetë jetikë për sigurinë rajonale.

 

Administrata e Iranit kërkon të ruaj dhe të zgjerojë lidhjet miqësore dhe vëllazërore me vendet myslimane, veçanërisht me fqinjët e saj, dhe në këtë mes  për Arabinë Saudite ka një qëndrim të veçantë, tha kryetari, Hassan Rouhani në një takim me ambasadorin e Arabisë Saudite në Teheran, Abdurrahman bin Gharman Al -Shihri.

 

Irani dhe Arabia Saudite janë të ndara në një numër çështjesh  rajonale, rreth gjendjes në Siri dhe Bahrejn.

 

Teherani ka qenë gjithmonë kritik ndaj përkrahjes së Riadit për regjimin e Bahrejnit, i cili i goditi dhunshëm  protestuesit paqësorë.

 

Riadi, gjithashtu, mbështet militantët që luftojnë qeverinë siriane, ndërsa Irani thekson rëndësinë e zgjidhjen së krizës në Siri përmes qasjeve politike. 

Burimi: Al Alam