Një xhami e re po rritet në Alaska
Një komunitet i vogël musliman, por në rritje, është duke e ndërtuar xhaminë e parë të re në këtë shtet.
Kjo është e ardhmja jonë, tha Osama Obeidi, një nga udhëheqësit kryesor Musliman-Amerikan, që bën përpjekje për ve kryesor i angazhimeve për ndërtimin e Xhamisë për Qendrën Komunitare Islame të Anchorage-s. Ne kemi tani gjeneratën e dytë në Alaska dhe njerëz të të rinj vijnë në vazhdimësi. Ne kemi nevojë për një vend që ta quajmë shtëpi.
Xhamia ka një sipërfaqe të madhe, ku në përbërje të saj do të ketë një shkollë, një Qendër për Komunitetin dhe dy minare binjake.
Xhamia është ndoshta shenja më e qartë se Feja Islame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po depërton me shpejtësi përtej qendrave tradicionale të populluara si Detroiti dhe Los Angelesi.
Muslimanët amerikanë po rriten nëpërmjet emigracionit, nëpërmjet lindjeve dhe konvertimeve, duke përqafuar Islamin.
Popullsia myslimane në Stetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dyfishohet në vitin 2030, në 6.2 milion, sipas një studimi të Pew Research.
Burimi: Wall Street Journal