Siria

Izraeli dhe ISIL- në aleancë të padeklaruar

Ambasadori i Sirisë në OKB thotë se Izraeli lejon lëvizjen e lirë të armëve dhe të militantëve  të ISIL-it sil në Golanin e pushtuar dhe  pastaj në pjesën tjetër të Sirisë.  

 

Bashar Xha'afari tha për Press TV të premten se terroristët tekfiristë të ISIL--it kanë një aleancë të padeklaruar me Izraelin dhe janë të angazhuar në një marrëveshje të fshehtë me regjimin.

 

Izraelitët ndihmojnë tekfiristët  për të depërtuar në vijën e ndarjes në Lartësitë e Golani në Jordani, ku kampet e tyre të trajnimit janë të vendosura, tha diplomati sirian.

 

Vërejtjet erdhën pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së të premten miratoi njëzëri një rezolutë që dënon aktivitetet terroriste  të ISIL-it në Siri dhe Irak.

 

Ambasadori sirian në OKB, gjithashtu, deklaroi se të gjithë e din se Jordania po i mirëpret në kampet e fshehta të trajnimit.

Amani nuk e ka komentuar këtë ende.

 

Rezoluta e OKB-së ka për qëllim të ndërpresë financimin dhe ardhjen e militantëve të huaj në ISIL. Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh bëri thirrje për veprim kundër terroristëve, të cilët, ai tha se duhet të çarmatosen dhe të shpërbëhen menjëherë.

 

Militantët  e ISIL-it tani kontrollojnë sipërfaqe të mëdha të territorit në Irak dhe Siri. Ata, gjithashtu, kanë disa fusha të naftës nën kontroll.

Iraku, i cili është i pesti në botë për rezervat më të mëdha të naftës në botë, është përball një fushatë masive nga ana e militantëve tekfiristë të ISIL-it qysh në fillim të qershorit.

 

Bashar  Xha'afari i kujtoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Damasku i kishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për  kërcënimet tekfiriste për tre vjet.

 

Ai vazhdoi duke thënë se në qoftë se OKB-ja nuk i kishte injoruar aktivitetet terroriste në Siri, militantët e ISIL-it nuk do të ishte në gjendje për të krijuar kaos në Irak sot.

 

Xha’fari tha, gjithashtu, se qeveria siriane po luan një rol të madh në fushatën kundër terrorizmit.