64.000 iranianë do të nisen kët vitë për në haxh
Sipas një zyrtari të Këshillit të Lartë të Kur’anit në haxh do të niset në fillim një Konvoj Kur'anor i Iranit ku do të jenë 14 këndues të Kur’anit dhe një hafiz.
Muhammad Teki Mirzaxhani shtoi se një grup prej pesë anëtarëve të cilët janë këngëtar të shquar të ilahive-fetare do t’i bashkangjiten konvojit.
Ai tha se anëtarët e Konvojit Kur'anor do të nisen për në qytetin e shenjtë të Medinës me datën 7 shtator 2014, njoftoi agjencia IRNA.
Said Tousi nga provinca Horasan Razavi, Mehdi Adeli nga Teherani, Abbas Heshemi nga Bushehr, Ali Hesari nga Sistani e Balukistani dhe Mehdi Shajik nga Yazdi janë disa nga kënduesit e Konvojit Kur’anor Iranian në Haxh, deklaroi Muhammed Teki Mirzaxhani.
Këtë vit rreth 64.000 iranianët do të shkojnë në Haxh në 451 grupe,
Haxhi zhvillohet nga data 8 deri më 12 të muajit Dhul-Hixhe, i cili është muaji i fundit, i dymbdhjeti, sipas Kalendarit Hënor të Hixhrit.
Myslimanët nga e gjithë bota vërshojnë për në Mekë çdo vit për të kryer haxhin.
Haxhi përbëhet nga disa ceremoni, të cilat kanë për qëllim dhe simbolizojnë konceptet thelbësore të besimit Islam, bashkimi, adhurimi, flijimi dhe përkujtimi i Hazreti Ibrahimit (a.s.) dhe i familjes së tij. Çdo i aftë për punë, çdo mysliman, muslimane të cilët mund të përballojnë udhëtimin fizikisht, financiarisht duhet të kryejnë haxhin të paktën një herë në jetë.