Sunnitë irakianë kanë marrë armët kundër radikalëve të ISIL-it
25 fise të shquara sunnite kanë marrë armët kundër militantëve radikalë dhe aleatëve të tyre në perëndim të kryeqytetit të Irakut, sipas një lideri dhe oficerëve fisnor.
Kryengritja kundër ekstremistëve në provincën Anbar, ku radikalët nga “Shteti Islamik i Irakut dhe Levant” (ISIL) grupi dhe kryengritësit me aleatët mbajnë sipërfaqe të mëdha, erdhi një ditë pasi Nuri al-Maliki, kryeministri irakian, braktisi postin e tij për një mandat të tretë.
Përpjekjet aktuale potencialisht mund të jenë një pikë e madhe kthese në konfliktin dy-mujor të Irakut kundër një ofensivë të udhëhequr nga ISIL-i.
Ky revolucion popullor është rezultat i pajtimit i të gjitha fiseve që dëshirojnë të luftojnë kundër ISIL-it, i cili na përgjaku. tha për agjencinë AFP, Shejh Abdel-Xhabbar Abu Risha, një nga udhëheqësit e kryengritjes.
Kryengritësit e ISIL-it filluan një ofensivë të madhe në muajin qershor duke pushtuar zona të mëdha në pesë provinca, duke përfshirë Anbarin, pjesë të kryeqytetit të kësaj province, Ramadi dhe gjithë qytetin e Falluxhës, i cili ishte ishte jashtë kontrollit të qeverisë që nga muaji janari, 2014.
Shefi i policisë i Anbarit, Gjeneral Maj. Ahmed Saddak tha se forcat e sigurisë janë duke mbështetur kryengritjen, e cila filloi në ora 6:00 të mëngjesit, të premten.
Betejat janë duke vazhduar deri në këtë moment, tha ai, duke thënë se 12 militantë janë vrarë dhe duke shtuar: Ne nuk do të ndalemi deri në çlirimin e Anbarit
Luftëtarët vullnetarë shi’itë kanë filluar tashmë të formojnë batalione për të mbrojtur qytetet irakiane kundër radikaleve të ISIL-it të cilët, sipas, raporteve, financohen kryesisht nga vendet e huaja.
ISIL-i ka pushtuar qytetin e dytë më të madh të Irakut, Mosulin, në në muajin qershor. Ata, gjithashtu, kishin pushtuar qytetin qendror, Falluxhën dhe pjesë të qytetit Ramadi që në muajin janar, 2014.