Egjipt

Egjipti ndalon konvojin e ndihmave kuvajtiane për të hyrë në Gaza

Komiteti Kombëtar për të thyer rrethimin në Gaza e ka dënuar me forcë të enjten vendimin e autoriteteve egjiptiane për të mohuar një delegacion kuvajtian, që sillte ndihma materiale, për qasje në Gaza.

 

Komiteti tha në deklaratën e tij se autoritetet egjiptiane vendosën të  mos t’i lejojnë akses delegacionit kuvajtian mjekësor për të hyrë në Gazën e rrethuar.  

 

Delegacioni, që përfshin katër anëtarë, u shoqërua me furnizime mjekësore dhe humanitare.

 

Kjo është një sjellje e papërshtatshme sidomos në dritën e kësaj situatë të vështirë humanitare që mbizotëron në Gaza për shkak të agresionit izraelit, thuhet në deklaratë.

 

Komiteti bëri thirrje për hapjen vend-kalimit të përhershëm në Rafah dhe për lejimin e qasjes së Konvoje me ndihma për në Rripin e Gazës për të ndihmuar kapërcimin e krizës humanitare.

 

Një numër shumë numër i kufizuar i delegacioneve mjekësore u lejuan të hyjnë në Gaza që nga fillimi i agresionit izraelit i cili filloi më  7 korrik 2014.

Burimi: Qendra Informative Palestineze