Suudi Arabie

Arabia Saudite burgosi katër luftëtarë që kërkonin për të luftuar në Siri

Gjykata Penale e Specializuar e Arabisë Saudite ka dënuar katër luftëtarë me burg sepse kanë udhëtuar jashtë vendit për të luftuar në luftën civile të Sirisë, raportuan mediat lokale dhe shtetërore të dielën.

 

Mbreti Abdullah ka dekretuar në muajin shkurt  se qytetarët që  përfshihen në luftime jashtë shtetit do të dënohen deri në 20 vjet burg.

Ndërsa Mbretëria konservatore myslimane sunnite ka mbështetur grupe të opozitës që luftojnë Kryetarin, Bashar al-Assad, një aleat i rivalit rajonal kryesor të Riad-it, i Iranit shi’it, i cili, gjithashtu, i sheh grupet militante atje si një kërcënim për sigurinë e vet.

 

Të akuzuarit kanë pranuar se kanë qenë jashtë vendit për të luftuar, njoftoi zyrtari i Agjencisë Arabia Press.

 

Luftëtarët u dënuan prej katër muaj deri në dy vjet e 10 muaj burg, tha ai, duke shtuar se krimet e tyre përfshirë falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe të pastrimit të parave.

 

Faqja e internetit e gazetës së përditshme Al-Riad tha dy luftëtarët  kishin luftuar në Siri përpara por ishin zhgënjyer me konfliktin dhe u dorëzuan tek autoritetet Saudite.

 

Dy të tjerët kishin udhëtuar në Jemen me qëllim që pastaj të shkojnë në Siri, tha ai. Dënimet për këta djem ishin të lehta sepse të pandehurit kishin shprehur keqardhje dhe kanë bashkëpunuar me autoritetet e Arabisë Saudite.

 

Mbretëria e Arabisë Saudite u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që luftojnë në Siri, Irak dhe Jemen për të kthyer në shtëpi, shpesh i ka përshkruar ata si  të mashtruar në deklaratat zyrtare. Media shtetërore Saudite zakonisht i rezervon kritikat e saj më të ashpra për grupet militante apo për hoxhallarë të cilët rekrutojnë të rinjt sauditë si luftëtarë.