Myslimanët vet duhet të zgjedhin problemin e tyre
Akbar Ahmedi është ish ambasador i Pakistanit
në Britaninë e Madhe, profesor në Universitetin amerikan në Uashington, autor i
shumë librave të shpërblyer dhe i filmave dokumentar nga fusha e shkencave
islame. Është luftëtar i denjë për dialogun ndërfetar dhe njëri prej intelektualëve
mysliman më me ndikim në Amerikë.
Pyetja: Siria është shkatërruar me luftë. Iraku gjendet në buzë të kolapsit, Libinë e udhëheqin grupet e ndryshme militante, ndërsa Izraeli paepur po e bombardon Gazën. A është kjo, zotëri Ahmed, periudha më e vështirë në historinë e Lindje së Afërt?
Ahmedi: Nuk është fjala vetëm për Lindjen e Afërt. Aty është edhe Afganistani, pjesë të Pakistanit, shumë pjesë të botës myslimane, duke përfshirë Afrikën veriore, perëndimore dhe lindore, të cilët aktualisht kalojnë nëpër periudhën e turbulencës dhe trazirave. Shumë nga këto shoqëri janë me karakter fisnor dhe tradicional. Përjetojnë ndryshime dhe transformime të mëdha. Kjo po reflektohet në jetët e miliona njerëzve, si dhe në politikën ndërkombëtare.
Pyetja: A pajtoheni se bota myslimane nuk ka treguar mbështetje të mjaftueshme dhe interes për fatin e Palestinezëve në Gazë. A po bëhen myslimanët imun në vuajtjet e tyre?
Ahmedi: Kjo është pyetje mjaft e mirë për të cilin kam menduar shpesh ditëve të kaluara. Nga njëra anë shohim vuajtjet, a nga ana tjetër mungesën e reaksioneve. E di që njerëzit në Afganistan, Pakistan dhe në shtetet tjera të Lindjes së Afërt menjëherë reagojnë në çdo sulm mbi xhaminë, përdhosjen e Kur’anit ose sulm mbi pejgamberin e Zotit, Muhamedin. Por, jemi dëshmitar të fjetjes së çuditshme. Ajo është rezultat i vuajtjeve prezente gjatë gjithë botës myslimane. Njerëzit nuk reagojnë në vuajtjet e tjerëve, por mendoj se nuk kanë humbur mëshirën. Shohim, se si myslimanët ashtu edhe jomyslimanët janë tronditur me këtë dhunë, posaçërisht me vrasjen e fëmijëve në shkolla. Kjo definitivisht i godet njerëzit. Por, kur keni shoqëritë të cilët vet janë të goditur me vuajtje, kur njerëzit vuajnë në vendet, kuartet dhe vendbanimet në të cilit jetojnë, është vështir të presësh të mendojnë për tjerët. Merreni si shembull Afganistanin, në të cilin rreth 35 vjet janë duke u zhvilluar luftëra të pandërprera. Lufta me ish sovjetët(rusët), ardhja e talibanëve, sulm amerikan si përgjigje ndaj 11 shtatorit, pastaj NATO-ja dhe SHBA-të. Kjo vazhdon, akoma nuk ka paqe. Para njerëzimit qëndron një sfidë shumë e rëndë. Nuk duhet larguar nga vështrimi ynë njerëzoren tone. Nuk duhet shikuar vuajtjet si vuajtje të myslimanëve dhe jomyslimanëve, por vuajtje të nënave, baballarëve, vëllezërve, dhe motrave të cilët humbin më të dashurit e tyre.
Pyetja: Duke shikuar nga perspektiva e gjerë, Irani ka rrit ndikimin e vet në Lindjen e Afërt, në Irakun fqinj, Liban, Siri, bile edhe në Afganistan. A ka ardhur gjer te lulëzimi i gjysmëhënës shiite?
Ahmedi: Këto janë klishetë e vjetra të cilët njerëzit shpesh e shfrytëzojnë. Mos harroni se Iranianët kanë historinë shumë të gjatë, me të cilin janë krenar, dhe se gjithnjë kanë qenë popull me ndikim në këtë rajon. Mendoj si në safavidët dhe dinastitë të shumta persiane dhe iraniane. Irani edhe tani ushtron ndikim të rëndësishëm. Në Pakistan nga cili vijë unë, shiitët përafërsisht përbëjnë rreth 30% të popullsisë. Ky është numri i madh në shtetin me 200 milion banorë. Bile edhe shtetet sunite, sikur Pakistani, kanë pakica të mëdha shiite. Kjo do të thotë se tani, Irani ka ndikim jashtë kufijve të vet, në të gjitha shtete. Kur në shoqëri shpërthen kriza, çdo shtet mundohet të promovojë interesat e veta dhe të imponojë politikën e vet të jashtme. Këto politikat të jashtme, për fat të keq shpesh konfrontohen dhe shkaktojnë vuajtje tek njerëzit e thjeshtë, çofshin sunitë apo shiit. Meshkujt dhe gratë të thjeshtë janë ata që vuajnë.
Pyetja: A kanë konfliktet karakter sektar? A po shndërrohet kjo në konflikt të madh në mes sunitëve dhe shiitëve?
Ahmedi: Kjo bëhet konflikti sunito-shiit. Prapë do të ju japi shembullin e Pakistanit. A ka qenë ky konflikt gjeopolitik burimor? Konflikti gjithnjë ka ekzistuar. Ndarja në sunitë dhe shiitë ka ndodhur në periudhën e hershme islame. Por njerëzit kanë jetuar bashkë gjithnjë. Konflikti në të njëjtën kohë edhe ka ekzistuar edhe nuk ka ekzistuar. Sunitët dhe shiitët kanë krijuar lidhje martesore në mes veti, bashkë kanë punuar dhe janë shoqëruar. E di që në Azinë juglindore herë pas here ka ardhur gjer te konflikti dhe dhunë të intensitetit të vogël gjatë festivaleve apo paradave të ndryshme, por asnjëherë nuk kanë marrë përmasa të tilla. Sot jemi dëshmitar të interpretimit jashtëzakonisht të rrezikshëm të kësaj përçarjeje e cila trazon ambiciet e shteteve të caktuara. Atë moment kur ajo ndodh, konflikti humb karakterin fetar dhe rritet në diç shumë të rrezikshëm, fatale dhe ogur zi për popullin e thjeshtë.
Pyetja: Perëndimi me vite i ka kritikuar shtetet islame për shkak të mungesës së demokracisë, por njëkohësisht nuk ka reaguar kur ushtria egjiptiane ka rrëzuar kryetarin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursin, dhe kur ushtria saudite së bashku me ushtrinë e Bahrejnit kanë përmbytur lëvizjen pro demokratike në Bahrejn. Si e shpjegoni këtë?
Ahmedi: Nuk duhet shumë të shqetësohemi me atë se çfarë mendon Perëndimi për botën myslimane. Bota Islame duhet vet të zgjedh problemet e veta. Neve, si bota myslimane që jemi, duhet të mendojmë se si demokracinë të përshtatim në vlerat dhe traditat tona dhe të gjemë mënyrën të jetojmë në shekullin XXI, në të cilin nuk duhet të kthehemi formës së jetesës i cili do të vështirësojë situatën gjeneratave të ardhshme ose tërësisht të heqim dorë nga traditat vetanake. Myslimanët duhet të gjejnë balancimin në mes traditës së tyre dhe mënyrës moderne të jetës. Nuk duhet të jemi të fiksuar se çfarë Perëndimi mendon në momentin e caktuar. Perëndimi, këtu mendoj në shtetet individuale, promovojnë interesat e veta. Ata assesi nuk do të promovojnë interesat e juaja apo edhe të miat. Në një çast do të bashkohen me diktatorin e caktuar dhe do të gjejnë arsyetimin e tyre, ndërsa në rastin tjetër do të ia kthejnë shpinën, si në rastin e Musharafit dhe Mubarakut. Të gjithë ata janë diktatorët në uniforma. Janë sjell në pushtet, e pastaj janë përmbys kurrë nuk ju janë përgjigjur më fuqive perëndimore. Këto janë ndryshime në shtetet e perëndimit me qëllim të promovimit të interesave të tyre. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për botën myslimane, por edhe atë jomyslimane.
Pyetja: A veprojnë intelektualët mysliman në krijimin e simbiozës islame dhe demokracisë përkatëse të saj?
Ahmedi:Tani keni shtruar pyetje shumë ndjeshme e cila më shqetëson. Kjo është mungesa e mendimit kritik, arsimimit dhe kreativitetit intelektual në botën myslimane. Disa myslimanët e caktuar me të vërtetë janë intelektual të jashtëzakonshëm. Këtu në Ballkan, sidomos në Bosnjë, kam njoh intelektual të shkëlqyeshëm dhe mbresëlënës. Këtu ju arrini rezultate të shkëlqyeshme në arsimim, por kjo nuk është e mjaftueshme. Akoma nuk është formuar masa kritike e cila do të drejtojë shoqërinë, Myslimanët shpenzojnë shumë energji në politikë, ndërtimin e objekteve dhe xhamive, ngritjen e përmendoreve popullit të vet dhe krijimin e perandorive vetanake. Mirëpo, nuk investojnë mjaftueshëm në biblioteka dhe libra. Asnjë civilizim nuk mund të përjetojë lulëzimin e saj pa të. Kjo është sfidë e islamit. E dini që fjala arabe për diturinë, dijen, “ilm”, është fjala e dytë më e përmendur në Kur’an. I dërguari i Zotit, Muhamedi ka thënë:” Ngjyra e lapsit të dijetarit është më e vlefshmja nga gjaku i shehidit (dëshmorit)”. Kjo është apel për myslimanët që duhet pandërprerë të hulumtojnë njohurin, dijen. Shikoni se në çfarë gjendje është bota myslimane. Myslimanët nuk kanë bërë mjaftueshëm. Po të kishin bërë të mjaftueshmen, nuk do të ishin në gjendje që të vriten mes vete, sepse i përkasin popullit të gabuar, apo grupit të gabuar, fisit të caktuar apo ndjekin ideologjinë e gabuar. Kjo nuk është shembulli i mirë për pjesën tjetër të botës. Sikur të vështroja si jomysliman Islamin, do të pyetsha veten, pse një miliard e gjysmë mysliman në mes vete vriten. Çka nuk është në rregull. Nuk mundemi të fajësojmë gjithmonë të tjerët. Duhet të forcojmë shoqëritë tona nga brenda. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm të cilin na obligon Kur’ani dhe i dërguari i Zotit, Muhamedi është të ndjekim rrugën e njohurisë, diturisë, dijes. Dituria, dija, do të na jep dhembshurinë, drejtpeshimin, drejtësinë dhe shoqërinë e cila ka arrit harmoninë e vet.
Pyetja: Numri i madh i analistëve cek Turqinë si një model i mundshëm për botën myslimane. Cili është qëndrimi i juaj?
Ahmedi: Turqia është pjesë e rëndësishme e botës islame. Ka qenë udhëheqëse e madhe, ashtu sikur se në një periudhë ka qenë Pakistani. Aty janë edhe Malajzia dhe Indonezia. Këto janë shtete të cilët po përpiqen të merren me idenë e arritjes së drejtpeshimit në mes traditës dhe mënyrës moderne të jetës. Janë shembuj të shumtë të këtyre shteteve. Njëkohësisht shumë shoqëri janë duke kaluar nëpër periudhën e trazirave dhe konflikteve. Kjo do të thotë që gjenerata e ardhshme e myslimanëve në disa dekadat e ardhshme do të caktojë vetes drejtimin në të cilin do të shkojë Islami. Nëse një numër i mjaftueshëm i myslimanëve të rinj i përkushtohen arsimimit, paqes, harmonisë, zbulimit të fuqisë së Islamit i cili qëndron në këtë drejtpeshim, atëherë çdo gjë do të jetë në rregull. Në të kundërtën, na presin edhe më shumë konflikte dhe gjakderdhje. Bota nuk mundet të injorojë Islamin dhe të thotë se duhet ai të zhduket. Sot kemi në botë një miliard e gjysmë milioni mysliman dhe 60 shtete islame. Ato nuk do të zhduken. Bota islame dhe bota joislame duhet të arrijnë një formë të marrëveshjes për bashkëjetesën e përbashkët në paqe dhe harmoni.

Burimi: Al jazeera