Anglia

Ylli i Televizionit Britanik i bën thirrje firmave të bojkotojnë Izraelin

Russel Brand  kërkoi  nga firmat si Barclays, kompania e kompjuterëve HP, gjigandët e sigurisë G4S,  Fondi i Pensioneve ABP dhe Makineritë e rënda të Caterpillar, që të ndërprejnë lidhjet e tyre me Izraelin.

 

Aktori i Televizionit Britanik, komedian dhe prezantues, Russell Brand i ka kërkuar bankave, fondeve të pensionit dhe bizneseve të ndryshme për ndërprerjen e lidhjeve, të investimeve dhe marrëveshje me Izraelin, në thirrjen e fundit kërkon bojkot kundër shtetit Zoinist.

 

Duke akuzuar Izraelin për shtypjen e banorëve në Gaza, Russell Brand theksoi se banka Barclays menaxhon portofolet e një kompanie izraelite të mbrojtjes të quajtur Elbit, e cila e bën raketa që sulmojnë  Gazën.

 

 Duke folur në programin e tij The Trews, Brand ka thënë: Mesazhi që ata na japin është e kundërta e realitetit, ata janë duke vepruar sikur  ata të ishin pjesë e komunitetit tonë, por në qoftë se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin e asaj që ata bëjnë , atëherë ne kemi fuqinë për të ndikuar tek ata.

 

Ai më pas u bëri thirrje shikuesëve të tij për të nënshkruar një peticion, të bëjnë një fushatë në website, e cila deri më tani është  nënshkruar nga 1.7 milion njerëz, që të nxisin që firmat si Barclays, kompania e kompjuterëve HP, Gjigandi i SigurimeveG4S, Fondet e Pensioneve  ABP dhe Makineritë e rënda të Caterpillar të prejnë  lidhjet e tyre me Izraelin.

 

Që nga data 7 korrik 2014, pothuajse 2.000 palestinezë - kryesisht civilë - janë vrarë dhe gati 10.000 të tjerë janë plagosur nga sulmet shkatërruese izraelite në enklavën e sulmuar bregdetare, Gaza.

 

Gjatë të njëjtës periudhë, mijëra shtëpi në Gaza janë shkatërruar nga bombardimet e rrepta izraelite. 

Burimi: World Bulletin