Forcat kurde fitojnë terren ndaj ISIL-it
Forcat kurde në Irak kanë rimarrë qytetin Makhmour pranë qytetit kurd të Erbilit nga terroristët tekfiristë të ISIL-it.
Sipas Press TV, qyteti Makhmour, së bashku me al-Gveir, rreth 28 mila (45 kilometra) nga Erbili, i cili është në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit u çlirua të dielën.
Peshtivan Shorshi, një komandant kurd tha se milicia Peshmerga kanë qenë këtu dhe për disa ditë luftonte kundër terroristëve të ISIL-it. Kemi pastruar qytetin Makhmour dhe rrethinat e tij . Patrullat Peshmerga janë ende në rajon për të siguruar që asnjë nga terroristët ISIL-it nuk është më këtu.
Togeri i milicisë Peshmerga, Hersh Seyan ka thënë: Dje, në ora 1, sipas orës lokale, ne nisem një sulm të përgjithshëm kundër ISIL-it këtu në Makhmour dhe kemi arritur të rifitojmë terren këtu, pasi u përballem me konfrontime të ashpra nga ISIL-i. Ata u tërhoqën duke lënë pas makinat e tyre.
Zhvillimet vijnë, që sipas disa medieve kurde, duke theksuar, nënvizuar, rolin e rëndësishëm të forcave iraniane dhe ushtrisë irakiane në çlirimin e zonave nga kthetrat e ISIL-it. së. Raportet e mediave thonë se prania e forcat iraniane kishte rolin vendimtarë në fushën e betejës të luftës kundër terroristëve tekfiristë.