Myftiu i Tataristanit u takua me përfaqësuesin e Universitetit Ndërkombëtar
Myftiu i Tataristanit, Kamil hazreti Samigullin dhe Hamid Reza Sulki, përfaqësues Ndërkombëtar në Universitetin Al-Mustafa (Kum).
Dje myftiu i Tatarstanit, Kamil Hazreti Samigullin zhvilloi një takim me përfaqësuesin rus të Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa në Kum, Iran, Hamid Reza Sulki.
Takimi ishte eksplorues në natyrë, dhe kryesisht, ata folën për bashkëpunimin në fushën e arsimit. Hamid Reza Sulki foli për drejtimet në të cilët realizohen trajnimet në universitet, në veçanti, në lidhje me specializimet në medh’hebin Hanefi dhe gjuhësi. Ai e ftoi edhe myftiun personalisht për të vizituar universitetin dhe për t'u njohur me programet arsimore.
Si shenjë respekti ai i dhuroi Kamil Hazreti Samigullit një pjatë porcelani me logon e universitetit, punuar në stilin iranian dhe një numër të librave në gjuhën ruse rreth universitetit.
Nga ana tjetër, myftiu i Tataristanit foli në lidhje me aktivitetet në Tataristan dhe i dhurojë mysafirit një sasi librash - dhuratë, libra të shtypur nga shtëpia botuese Huzur.
Burimi: DUM RT