Iraku

Kryeministri i ri Irakian, një dijetar i shquar i Kur'anit

Kryeministri i ri i Irakut, Haider al-Abadi është një dijetar i shquar i Kur'anit.

 

Abadi, i cili zëvendësoi ish-kryeministrin Nuri al-Maliki, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën Islame dhe Kur'anore.

 

Ai ishte profesor i dijeve Kur'anore dhe komentues në Universitetin e Shkencave Islame në Londër gjatë vitev 1999-2003.

 

I lindur në vitin 1952 në Bagdad,  Haider al-Abadi u arsimua në Universitetin e Bagdadit dhe më pas mori një doktoraturë nga Universiteti i Mançesterit, në Britani. Ai jetoi në Britani për shumë vite, pasi familja e tij ishte në shënjestër nga regjimi Baathist i Sadam Husseinit.

 

Al-Abadi është një politikan me karierë të gjatë dhe zëdhënës i Partisë së Davetit Islamik të Irakut.

 

Të hënën, kryetari i ri i Irakut, Fuad Massoum emëroi zëvendës kryetarin e parlamentit,  Haider Abadi për të formuar qeverinë e re.

Në një fjalim televiziv,  Fuad Massoum i dha Abadit 30 ditë për të formuar qeverinë e ardhshme dhe ta paraqesë atë për miratim në parlament.

Abadi u propozua për postin nga Aleanca Kombëtare e Irakut, një koalicion partish të myslimanëve Shia.

 

Sipas një marrëveshjeje në mes komuniteteve në Irak, kryeministri është një arab shia, kryetari një kurd, dhe kryetari i kuvendit një arab sunni. 

Burimi: IQNA