Palestine

Sulmi izraelit në Gazë është sadizëm

Teoricienti i njohur amerikan Noam Çomski ashpër ka dënuar sulmet e fundit gjakatare të regjimit cionist izraelit në Rripin e Gazës, të cilën e ka përshkruar si të neveritshëm, brutal,  dhe sadist. Agjencioni Tesnim cek se Çomski në bisedë me reporterin e portalit Alter.net ka thënë se sulmi një mujor izraelit në Rripin e Gazës në të cilin janë vrarë më shume se 1900 persona dhe janë plagosur rreth 10 mijë vetë, të shumtën civilë, pleq, gra dhe fëmijë, është forma më brutale sadiste  dhe se nuk ka kurrfarë arsyetimi për kryerjen e një veprimi të tillë. Ai ka shtuar: “Këtu bëhet fjalë për një sulm sezonal ushtarak izraelit të cilin e ka quajtur” kositje”. Me domethënien e hapjes së zjarrit me dinamit në peshkun i cili gjendet në basen të vogël, dhe se me kuptimin se këto sulme vazhdojnë menjëherë pasi që vërehet se peshku e ka marrë formën e gjendjes së qetë, sulmi prapë vazhdon me intensitet më të madh. Pas një periudhe të shkurtër kohore, të “ ndërprerjes së zjarrit”, ana izraelite fillon me prolongimin e shprehjes së respektimit të ndërprerjes së zjarrit, pikërisht në kohën kur vet ajo nuk e respekton dot ndërprerjen e zjarrit.
 
        Në kushtet e tilla, presioni izraelit dhe shmangëja e respektimit të pikave të marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit sjell gjer te reaksioni nga ana palestineze dhe se ashtu vie gjer te shkelja e armëpushimit. Pas kësaj periudhe kohore vie  faza e “kositjes”. Kjo fazë tani është shumë më brutale dhe sadiste nga fazat e mëparshme. Në Palestinë në muajin prill ka ndodh diç që e ka tronditur dhe njëkohësisht e ka frikësuar aparatin qeveritar izraelit. Ka ardhur gjer te marrëveshja në mes Gazës dhe Bregut Perëndimor, është rikthyer bashkimi në mes Hamasit dhe Fatahut. Izraeli në një periudhë të gjatë ka bërë shumë tentime në parandalimin e zhvillimit të tillë të ngjarjes. Këtu qëndrojnë faktet e caktuara për përgatitjen e terrenit për këtë sulm ushtarak në Rripin e Gazës. Në këtë rast kjo marrëveshje ka rezultuar me bashkim. Izraeli është hidhëruar. Në kushtet kur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë konfirmuar këtë marrëveshje në mes dy grupacioneve palestineze, zyrtarët izraelit janë bërë të zemëruar, pasi që kjo ishte disfatë e thellë për ata. Për këtë shkak tani kanë rinisur edhe operacionin e egër edhe në Bregun Perëndimor të lumit Jordan”.

Burimi: İrib