Imamët e Rusisë kënduan Mevlyd në Kairo, në Xhuma Xhami
Imamë rusë, të cilët janë duke vazhduar kurse të zgjeruara në Egjipt, kanë zhvilluar një mexhlis në Kairo, në Xhuma Xhami, ku kanë kënduar ilahi dhe Mevlydin në gjuhën arabe.
Një xhami e lashtë myslimane u ndriçua nga zëri i bukur i kënduesve, të cilët e përmendën, e përkujtuan, e madhëruan Allahun (xh.sh.) dhe dërguan salavate, bekime mbi Muhammedin (a.s.)
Pas përfundimit të kursit, të ligjëratave në Universitetin Islamik, Al-Az’har dhe trajnim praktik në Administratës Shpirtërore të Muslimanëve të Egjiptit, imamët rusë do të kthehen në atdheun e tyre, për të mirën e komuniteteve lokale për të zbatuar përvojën e paçmueshme të përftuar.
Burimi: İslam.ru