İran

Irani me alternativë për të siguruar Evropën me gaz

Zëvendës ministri i naftës i Iranit, Ali Mexhidi ka sugjeruar se projekti Nabucco, i cili është gati që nga viti i kaluar, është tani në rrugë të mbarë.

 

Ndërsa kriza në Ukrainë e  ka vë Rusinë dhe Europën në konflikt, duke e lënë Evropën pa zgjidhje, por për të kërkuar për burimet alternative të gazit natyror, Irani duket se do të përmbushë kërkesën e Evropës.  

 

Duke folur për shtypin rus,  Ali Mexhidi konfirmoi se dy delegacione të veçanta janë dërguar në Evropë. Me Nabucco, Irani mund të sigurojë Evropën me gaz. Ne jemi alternativa më e mirë për Rusinë, tha ai.

 

Ali Mexhidi, gjithashtu, tha se edhe pse janë duke u konsideruar një numër i rrugëve për të ofruar gazin në Evropë, Turqia ishte adresa e drejtë.

 

Projekti Nabucco, i cili u paraqit së pari në vitin 2002, planifikon të pompojë gaz në Evropë nëpërmjet Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë. Projekti, gjithashtu, do të pompojë 31 miliardë metra kub gaz natyror nga Azerbajxhani dhe Iraku në Evropë.

Burimi: World Bulletin