Bosna Hersek

Xhamia e shkatërruar rihapet në Srebrenicë të Bosnjës

Rihapja e xhamisë shënon 19 vjetorin e masakrës të më shumë se 8.000 boshnjakëve të vrarë. 

 

Srebrenicë, Bosnjë-Hercegovinë - Xhamia Dalye Hosta, e cila u shkatërrua nga serbët gjatë masakrës së Srebrenicës në Bosnje, u rihap për besimtarët të shtunën.

 

Rihapja e xhamisë, e cila u ndërtue me ndihmën financiare të boshnjakëve, shënoi 19 vjetorin e masakrës  ku u vranë më shumë se 8.000 boshnjakë muslimamë.

 

Gjatë luftës në Bosnje, Srebrenica, në verilindje të Bosnjes, ishte shpallur zonë e sigurtë nga Kombet e Bashkuara, por u pushtue nga trupat serbe të komanduar nga gjenerali Ratko Mlladiç më 11 korrik, 1995. Trupat e OKB-së nuk arritën të mbrojnë njerëzit që ishin mbledhur aty.

 

Më shumë se 8.000 burra e djem boshnjakë u masakruan në pyje, fusha, fabrika dhe depo. Kufomat e viktimave u varrosën në varre të ndryshme masive në të gjithë vendin, dhe disa ende sot e kësaj dite po  zbulohen dhe po identifikohen. 

Burimi: Anadolu Agency