Realiteti i sotem dhe kanuni i “lek dukagjinit”. A mund te kthehet serisht?
Cdo qenie humane ndien privilegjin të përjetojë një sfidë të sugjeruar nga nëna natyrë. Për të sfiduar kë? Atë, rrugën e jetës. Ajo është e pafund. Sfidat e saj kerkuan njerëz kurajozë që të ishin të aftë të përballonin dhimbjen, vuajtjen, skamjen, varfërinë, dhunën dhe poshtërimin. Njeriu arriti t’u bëjë ballë sfidave të saj dinake duke përdorur si armë zgjuarsinë dhe forcën. Armët i shërbyen njeriut për të luftuar këto sfida në kërkim të një harmonie kolektive, sepse jeta është shumë e shkurtër për t’u menduar gjatë. Skenari i saj i papërcaktuar mund të dështoj nga çasti në cast. Kjo botë kaotike nuk na jep të gjitha shanset që të çojmë deri në fund misionin e jetës sone. Ky mision rrezikon të shkëputet nga vargu gjenetik i çdo qënieje humane duke shuar, kështu ,dritën e shpresës për paqe dhe lumturi në “parajsën “ tokësore. Por, kush mund të ishte me të vërtetë arsyeja për lumturinë kolektive? Mos ndoshta ekzistenca e një Kanuni të shkruar dhe të pashkruar?
Ne dimë se Kanuni i Lek Dukagjinit ishte një kontratë sociale e qytetarëve veriorë në shërbim të konsensusit politiko-social. Ky kanun permbante disa nene të cilët cdo qytetar duhet ti respektonte, bindej dhe mbronte me jetë. `Ai ishte nje vepër e postuar, përmbledhje e kodifikuar e cila udhëhiqej nga disa nene të “cmuara” të cilat mundoheshin të nxirrnin, gjithnje ne pah trimërinë e burrave shqiptarë. Dikur, kur populli shqiptar ishte rob i neneve të tij të plakura, kryente veprime të cilat, ndoshta nuk do të donte ti kryente dhe vuante pasojat të cilat i kanë kushtuar qetësinë e shpirtit. Për cfarë mund të ishte i mirë ky Kanun? Ndoshta për asgje.
Le të analizojmë dy nenet kryesore të tij:
1. “Gisht për gisht, gjaku shkon pas gjakut”.
Ky nen demostron qartë sentencën e gjakmarrjes. Shumë familje janë ngujuar nga frika e gjakut edhe sot. Përse të ekzistojë një situatë e tillë në këtë perudhë Demokracie? Jetojmë në një epokë ku gëzojmë lirinë e fjalës, mendimit dhe veprimit të mbrojtur me ligj (ligji 8503). Përse të jetojmë midis një mjergulle të tillë kur ne gëzojmë të drejtën e Demokracisë? Ky Kanun është si një pemë pa gjethe jashtë dritares, si një mësim i mërzitshëm në klase, si një zog i vetëm në hapsirë, pra është një ASGJË.
Shumë familje vuajnë prej vitesh dënimin e ngujimit. Qëndrojnë mbyllur brenda mureve duke iu fshehur dritës së diellit prej frikës se dikush i ruan në një cep për të marrë një tjetër jetë. Kjo nuk ndodh sepse duan hakmarrje, por sepse u nënshtrohen Kanunit duke u betuar në besë të tij me fjalinë: “Nji Kanun t’tanët na lan, se gjaku shkon pas gjakut”! Me qindra fëmijë kanë braktisur shkollat prej frikës së gjakmarrjes. Kjo nuk është jetë, kjo është thyerje e Bulevardit të Ëndërrave të cdo shqiptari të lirë dhe demokrat.
- “Burri urdheron, gruaja bindet”.
Nga ky nen vërejmë diktaturën ozupatore të burrit ndaj gruas. Vërejmë pabarazinë gjinore. Në demokraci , përpara ligjit dhe zotit të gjithë janë të barabartë. Kanuni nuk e thotë kështu. Sipas tij burri ka më tepër privilegje. Është kryetar i familjes ndaj të gjithë duhet ti binden atij. Ti shërbejnë odën, ti lajnë këmbët dhe duart, ti besojnë fjalën, etj. Burri i shtëpisë ka të drejë për cdo gjë që thotë. Duke qenë kryetar i familjes mbahet si më i mencur. Po të tjerët cfarëjanë? Mos ndoshta skllevër të feudalit të tyre të dënuar ti binden burrit vetëm se kështu e thotë Kanuni? Iku koha e feudalizmit. Tani jemi në DEMOKRACI, në “Pushtetin e Popullit, prej Popullit, per Popullin”. Në kohët e sotmë, moderne, roli i gruas ka marrë përmasa të tjera. Një pjesë e mirë e femrave shqiptare kanë zenë poste të rëndësishme drejtuese. Kjo tregon se femra paska aq zgjuarsi sa të konkurojë mashkullin, atë që Kanuni e quan të “mencurin” e familjes. Edhe femrat kanë të drejtën e fjalës dhe të mendimit sepse edhe ato kanë ide të cilat mund ti shërbejnë shoqërisë dhe mbarë kombit.
Një tjetër element përse Kanuni nuk duhet të rikthehet është edhe diktatoria e babait ndaj fëmijës dhe martesa me shkuesi. Cdo i ri ka të drejtë të dashurojë dhe të ndjehet i dashuruar. Sipas Kanunit, fjalën për fejesë duhet ta japë njëherë babai pastaj vajza, por ky Kanun harron se është vajza ajo që do të kalojë jetë bashkshortore me dhëndërin dhe jo babai.
Një rikthim i Kanunit të “Lek Dukagjinit”, në kohët moderne do të thotë”:
1- eliminim i dashurisë
2- eliminim i rolit të gruas dhe rikthimit të saj në skllave
3- ngujim
4- vdekje pas vdekje
5- skllavëri sociale
6- mohim i lirisë së mendimit dhe shprehjes
7- diktatori
8- traum morale dhe psiqike tek femrat dhe femijet
Populli shqiptar luftoi për shekuj e shekuj me radhë për të fituar pak respekt për vetveten. Për tu cliruar nga skllavëria dhe skamja. Erdhi koha ti themi MJAFT mendimeve të prapambetura. Mendimeve 100 shekuj poseuropiane. Mendimeve pa vlera morale dhe etike. Ne luftuam elementet më të egra njerëzore. Luftuam dhunën, diskriminimin rracial, paragjykimin social, shtypjen, pushtimin, etj, sepse diskriminimi, paragjykimi dhe egoizmi janë fenomene që ndjellin dhunë .
Dhuna sjell përsëri dhunë deri në lindjen e një konflikti që kalon nga kombëtar në ndërkombëtar dhe më pas bëhet Global . E gjitha kjo vjen vetëm nga një fjalë e lëshuar si pamenduar. Pesha e fjalës është më e rëndë se ajo e plumbit. Atje njerëzit preferuan të duronin dhimbjen e plumbit , sepse dhimbja e fjalës ishte e padurueshme për krenarinë e tyre . Kjo krenari e padobishme tregoi se njerëzit nuk kishin aq intelekt sa të shikonin thellë parëndësinë e saj sepse ishin të verbuar nga dehja e një Kanuni të plakur që ende nuk i njihet autori. Nuk dihet nëse Lek Dukagjini ka qenë një personalitet me gjurmë në histori apo thjesht një kod. Ky popull “dukagjinas” uli kryet para një kontrate pa emër , pa identitet, pa prejardhje. Në emër të tij vrau vllau-vllane, babai-birin, babai-bijën. Në emër të tij njeriu vrau dhe veten.Në emër të tij, populli i Kanunit, luftoi gjoja për një Shqipëri të pastër, të kulluar nga imoralitetet njerëzore dhe seksuale. Nuk janë këto elementet që e prishin Shqqipërinë, sepse këto elemente i ka e gjithë Bota. Një shprehje thotë: “Në një luftë midis teje dhe Botës mbaj më mirë anën e Botës”. Bota është moderrne, edhe ne duhet ti bindemi mesa po luftojmë të bëhemi pjesë e familjes së saj që kanuni e quan IMORALE dhe të SHTHURUR. Më mirë një Shqipëri me probleme të vogla, por të ndreqshme sesa një Shqipëri me dhunë, mposhtje, mizerje, pabarazi, shtypje dhe vrasje. Duhet të luftojmë për të drejtat tona, sepse Filozofia dhe jeta na mësuan ta duam emrin tonë. Paturpësitë e fatit nuk na i shkulën rrënjët e ngulura fort në kokë. Rruga jonë drejt njohjes do të jetë e tëra një mundim dhe një rrugë e pafundme nga e cila do kërkojmë dritën që do të na ndricojë të ardhmen tonë drejt dashurisë dhe barazisë sociale për dekada e dekada qe të parët tanë nuk na lanë...!