Palestine

250.000 banorë të Gazës nuk kanë shtëpi pas sulmeve të Izraelit

Palestinezët e zhvendosur i kanë akuzuar Agjencitë e Ndihmës Ndërkombëtare që operojnë në Gaza si kukulla në duart e Izraelit.

 

Të paktën 250.000 palestinezë në Rripin e Gazës nuk kanë më shtëpi për t'u kthyer për shkak se janë shkatërruar nga sulmet e pamëshirshme  ushtarake të regjimit izraelitë, raporton  Press TV.

 

Rreth 80 familje humbën jetën në luftën e Izraelit në Gaza, të cilat filluan më 8 korrik 2014.  Agresioni ka marrë deri tani jetën e rreth 1.940 palestinezëve, duke përfshirë 470 fëmijë. Rreth 10.000 të tjerë janë plagosur nga agresioni ushtarak i Izraelit.

 

Bombardimet e fuqishme, të rënda kishin në shënjestër shtëpinë tonë të papërfunduar, kështu që ne u strehuam natën në katin e  poshtëm të ndërtesës, kur aeroplanët F16 së bashku me tankset e bombarduan shtëpinë tonë. Ne vendosëm për të ikur në qytetin e afërt të Beit Hanoun. Ne pamë refugjatë brenda në spitalin Beit Hanoun, por spitali u granatua dhe njerëzit u vranë, tha Shadi Sahwheel, një banor i zhvendosur i Gazës, për Press TV.

 

Palestinezët e zhvendosur i kanë akuzuar agjencitë e ndihmës ndërkombëtare që operojnë në Gaza si kukulla në duart e Izraelit.

OKB nuk ka arritur të adresojë nevojat tona më elementare. Ne nuk kemi ushqim të mjaftueshëm apo ujë të pastër për pije dhe shumica e  fëmijëve tanë dhe gratë shtatzëna janë të sëmurë. Gruaja ime dhe unë kemi gjashtë fëmijë dhe OKB-ja na ka dhënë vetëm një dyshek. Ka neglizhencë me paramendim nga ana e OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar, tha Rafat Ghasem, një palestinez  i zhvendosur.

 

Një armëpushim i ri 72-orësh hyri në fuqi të hënën pas një marrëveshje mes Izraelit dhe Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Hamas  në kryeqytetin egjiptian, Kajro. 

Burimi: Press TV