Regjimi i Bahrejnit i ndalon disa imamë të mbajnë hytbenë e xhumasë
Regjimi i Bahrejnit ka marrë një vendim për të ndaluar menjëherë një numër imamësh të mbajnë hytbetë në xhami ditën e xhuma. Imamët janë ftuar nga Ministria e Brendshme Bahrejnit.
Një stacion i policisë informoi se Sejid Kamil Alhashimi, Shejh Adela Alhamad dhe Shejh Muhammed Sanad, të cilët ka qenë aktiv në xhami, tani u është lëshuar vendimi i regjimit kundër tyre.
Shoqëria Kombëtare-Islamike Al Wefak në Bahrein tha se regjimi është duke praktikuar format më të shëmtuara të kufizimit të lirisë së besimit dhe mendimit, veçanërisht kundër figurave kombëtare dhe shoqatave.
Shoqëria Kombëtare-Islamike Al-Wefak e konsideron këtë masë si pjesë e kufizimeve sistematike dhe ikje nga kërkesat politike të ngritura nga populli për një sistem demokratik në vend të sundimit totalitar.
Shoqëria Al-Wefak thekson se çdo përpjekje për të synuar shkeljen e të drejtat fetare të ndonjë sekti është absolutisht i papranueshëm dhe keqpërdorimi i pushtetit dhe i ligjit është një veprim i dënueshëm.
Burimi: Al Wefaq