Kulturë

11.000 të burgosur po mësojnë Kur'anin përmendësh

Rreth 11.000 të burgosur në Iran janë të mësuar Kur'anin përmendësh, tha një zyrtar.

 

Huxhat-ul-Islam Muhammad Muhsei Rabbani, kreu i Departamentit të Çështjeve Kur'anore, Kulturore Artistike tha se të burgosurit kanë filluar të mësojnë përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin, duke filluar me një gjyz (gjyz – një e tridhjeta pjesë e Kur’anit) deri në përfundim të Kur’anit.

 

Ai tha se kjo përpjekje bëhet për të inkurajuar të burgosurit për të mësuar Kur’anin e Shenjtë në burg, duke të mësuar përmendësh  Kur'anin do të ketë efekt mëshira ndaj të burgosurve, njoftoi agjencia IRNA.

 

Huxhat-ul-Islam Muhammad Muhsen Rabbani vuri në dukje se 250 Qendra të Kur’anit (Dar-ul-Kur'an) janë aktive në burgjet e Iranit, duke mbajtur vazhdimisht programe edukative Kur'anore, në texhvid, këndim, komentim, lexim, interpretim, etj.

 

Ai vazhdoi duke thënë se këtë vit Garat Kur’anore dhe mësimi përmendësh i Kur’anit për të burgosurit do të mbahen në nivel rajonal, duke përfshirë krahinat Semnan, Markazi, Hamedan dhe Kohkyluyeh Boyerahmad e cila do të jetë mikpritëse e garave për katër  rajonet e caktuara.