1.000 Programe Kur'anore do të mbahen në kohën e Haxhit
Rreth 1.000 programe Kur'anore do të mbahen gjatë kohës së Haxhit nga ana e veprimtarëve Kur'anor të Iranit që janë planifikuar të zhvillohen në Mekë.
Sipas Huxhet ul-Islam Sejjid Mesudi Mirijan, ekspert për arsim, edukim, i Qendrës Fetare-Kur’anore dhe Bamirësi, i cili tha, gjithashtu, se tha se një kurs dy-ditorë është planifikuar të mbahet më 13 dhe 14 Gusht 2014 për recitues të Kur'anit të përzgjedhur për t’i shoqëruar grupet e haxhinjve.
Ai tha se 20 aktivistë të Kur'anit janë planifikuar të dërgohen në Mekë, të cilët do të marrin pjesë në kurs, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Ata do të njihen me programet e planifikuara për haxhillëkun shpirtëror.
Qendra Kur'anore e Organizatës për Çështje Fetare dhe Këshilli i Lartë i Kur'anit do të organizojnë kursin.
Takimet me dijetarët fetarë dhe klasët për rregullat e Haxhit, do të udhëheqen nga Mousavi Shahroudi, do të jetë pika në mesin e programeve të kursit.
Huxhet ul-Islam Sejjid Mesudi Mirijan shtoi se një klasë e veçant do të zhvillohet për këndues të Kur'anit për të përmirësuar potencialet e tyre dhe për t’u përgatitur sa më mirë për performancë më të mirë në Mekë.
Gjatë një udhëtimi 40-ditor në Arabinë Saudite, delegacioni nga Irani do të kryejë rreth 1.000 programe Kur'anore për haxhinjt iranianë dhe të huaj në zyrat përfaqësuesit të Liderit Suprem se dhe në Qarqet Kur'anore në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.
Burimi: IQNA