Evolucioni që Tejkaloi Rezistenca Palestineze:Nga Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) tek Hizbullahu
Në ditët e sotme kemi të bëjmë me një grafik popullor të rastisur në median sociale Arabe; tregon evolucionin nga armët që ka përorur Rezistenca Palestineze, raketat e përbëra nga guri dhe zhavorri dhe drejt avionëve pa pilot. Kjo shpreh tregimin e evolucionit të metodave të rezistencës së përdorur kundrejt okupimit Izraelit.
Rezistenca kundrejt okupimit Izraelit, në fillim nuk ishte aspak kaq e organizuar; kjo ishte një mangësi nën drejtimin e Haxhi Emin’it (el-Husejnit) i cili në kundërshtim me imazhin e formuar në lidhje me të nga ata që u shkruan në Perëndim, nuk ishte radikal në të vërtetë dhe i cili merrte vendime definitive duke qenë nën presionin e ardhur nga grupi që ai drejtonte. Njerëzit fillimisht harruan që ai ishte një mjet në duart e Anglezëve dhe që gjithmonë i përgjigjej kërkesave të regjimeve Arabe të degjeneruara.
Regjimet Arabe, për t’u shmangur nga kërcënimet kundrejt qeverisjeve të tyre, në emër të marrjes së çdo iniciative ushtarake kundrejt Izraelitëve nën monopolet e tyre, gjithmonë dhanë përpjekje kundrejt armatosjes së pavarur të Palestinezëve. Madje në Lubnan, në një shtet të mbushur me mitraloza, në vitet 1950 dhe 1960, nuk lejohej që Palestinezët të mbanin armë me qëllim vetëmbrojtjeje. Palestinezët filluan programin e armatosjes së rëndë vetëm pas vitit 1967. Shtetet socialiste të cilët financuan programin dhe bënë të mundur armatosjen, megjithëse mbështetën Palestinezët, asnjëherë nuk i besuan qëllimit të çlirimit të Palestinës dhe asnjëherë nuk iu dhanë atyre armë të cilët do të ndryshonin procesin e luftës ndaj Izraelit (Sovjetikët, edhe në sigurimin e armëve që bënë kundrejt regjimeve Arabe, aleatët Arabë i privuan nga disa sisteme armësh).
Lideri i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jaser Arafati, zotëronte burime financiare madhështore dhe në themel ndërtoi një ushtri (libri i Jezid Sajigh me titullin Lufta e Armatosur dhe Kërkimi për Shtet është akoma një libër klasik në këtë fushë) mirëpo nuk zhvilloi një strategji për rezistencën e armatosur. Në të vërtetë, i rezistoi të gjithë planeve të cilët iu paraqitën atij për të zhvilluar një strategji Palestineze efektive kundrejt agresivitetit të Izraelit dhe kundër okupimit të tij, plane të cilët u paraqitën nga grupe të ndryshme të armatosura Palestineze. Këshilli ushtarak i OÇP, u vendos nën kontrollin e njërit prej liderëve më të degjeneruar të organizatave të OÇP, Zuhejr Muhsin’i, i cili asnjëherë nuk e mori seriozisht çlirimin, madje edhe detyrën e rezistencës (i cili në të vërtetë nuk ishte tjetër veçse lideri i çetës së hajdutëve me emrin Saika si një mjet i regjimit Sirian). Ndërsa Ebu Xhihad’i (kryendihmësi i Arafatit në OÇP dhe komandanti i krahut të armatosur të El Fetih), megjithëse kishte kontakte me komandantët e rezistencës së Kinezëve, Vietnamezëve dhe Xhezairitëve, mësimet e nxëna nga këta rezistenca të lavdishme, asnjëherë nuk i kaloi në jetë. Ebu Xhihad’i, asnjëherë nuk e mori seriozisht misionin e OÇP’së në Lubnan dhe u fokusua në nxitjen e një kryengritjeje në Bregun Perëndimor dhe në Gazë.
Brenda të gjithë organizatave të OÇP, Fronti i Çlirimit të Popullit Palestinez – Komanda e Përgjithshme (një front i vogël i OÇP i cili ishte i varur nga regjimi Sirian dhe i cili njihet me operacione të spikatur kundrejt Izraelit duke përfshirë edhe operacioni i njohur me planerë), ishte e vetmja organizatë e cila theksonte se ndjehet nevoja e një sistemi tuneli në të gjitha fushat ku OÇP ushtron veprimtari në Lubnan. Lideri i Frontit të Çlirimit të Popullit Palestinez – Komanda e Përgjithshme, Ahmed Xhibril, iku disa herë pranë Arafat’it dhe për t’u përgatitur ndaj një sulmi të Izraelit i cili sa vinte e afrohej, drejtoi kërkesën për mbështetje për sigurimin e makinerive për hapjen e tuneleve në Lubnan dhe Arafati, në formë tipike, dha fjalë të cilat asnjëherë nuk do i mbante. Kur Xhibril’i hoqi dorë nga Arafati, njerëzve që kishtë nën urdhra në organizatën e tij, i urdhëroi të hapnin tunele në të gjithë bazat ushtarake që posedonin dhe këta tunele treguan që ishin aq efektivë sa, armiku Izraelit, për vite të tëra i bombardoi nga ajri shumë herë këta tunele.
Niveli i keq i përgatitjes së lidershipit ushtarak dhe të paaftësisë së Arafatit, u shfaq në vitin 1982 përballë okupimit të Izraelit. Arafati solli në pozicionin më të lartë Haxhi Ismail’in, një ndër komandantët ushtarakë më të paaftë (dhe ashtu siç asnjëherë nuk e ndëshkoi atë për pamjaftueshmërinë e tij, për shkak të besnikërisë së tij absolute, do e sillte atë në të ardhmen në një detyrë fitimprurëse në shtetin e vogël në Rahmallah dhe do e shpërblente atë).
Hizbullah’u u bë organizata e parë Arabe e cila e mbarti detyrën e rezistencës në një nivel më të lartë - shumë më të lartë. Ata që dëshirojnë të marrin më shumë informacion në këtë temë, duhet të vizitojnë Muzeun e Rezistencës në Mleta. Atje do të shihet se sa me përpikmëri dhe me kujdes e analizon armikun partia dhe se sa me përpikmëri e kujdes e analizon përgatitjen e rezistencës. Hizbullah’u, formoi një shkollë të (brendshme) private për të mësuarIbranisht dhe çdo vit qindra luftëtarë përfundonin atë shkollë ( në kohën e OÇP, organizata ishte e lidhur me përkthyesit e Ibranishtes nga Instituti i Studimeve Palestineze në Bejrut).
Mirëpo edhe praktikat e Hizbullah’ut kaluan evolucion. Duke nxjerrë mësim nga gabimet e tyre, filluan të kenë kujdes më shumë ndaj jetëve të civilëve (kjo ishte e vlefshme edhe për civilët në kampin e armikut – Mua më tregoi lideri i Hizbullah’ut, Hasan Nasrullah’u, se kishin plan të organizonin atentat për vrasje ndaj Akl Hashim’it, njërit prej komandantëve më të rëndësishëm të Ushtrisë së Lubnanit Jugor, ndërkaq për shkak se ka qenë në prani të anëtarëve të familjes, plani është shtyrë disa herë, tregon se Hizbullah’u e ka marrë objektiv atë kur ka qenë larg familjes së tij). Nasrallah’u, nën lidershipin e Subhi Tufejlit i cili kontrollonte veprimtari si rrëmbimi, vjedhja, sulmimi me makinë bombë, e shpëtoi partinë nga një periudhë e frikshme. Në vitin 2006 Hizbullah’u, kapi mundësinë e hedhjes në praktikë të strategjisë së rezistencës, strategji të cilën e kishte përvetësuar gjatë gjithë kohës.
Performanca që tregoi Hamas’i në Gazë në vitin 2014 (humbja e Izrael’it është dhjetë fish më e lartë së në vitin 2008; në atë kohë vdiqën vetëm gjashtë ushtarë dhe katër ndër këta vdiqën nga “zjarri miqësor”) është shumë borxhlije ndaj shkollës së rezistencës së Hizbullah’ut. Regjimi i Mubarek’ut në vitin 2009, kishte arrestuar “Sami Shihabin” i cili mbështette dhe pajiste me armë rezistencën në Gazë dhe ishte përgjegjës ndaj formimit të qelizave edukuese (më vonë ai do të arratisej nga Egjipti gjatë kryengritjes së parë të Egjiptit në 2011. “Shihabi” ishte anëtari i Njësisë 1800, njësi e specializuar në fushën e mbështetjes së lëvizjes së rezistencës së Palestinës, njësi e varur nga Hizbullah’u).
Ka shumë mësime që ka nxënë Hamas’i dhe shumë aleatë të Gazës; sulmet vetëvrasëse kundejt civilëve (që në data të hershme si vitet 1930 çetat Sioniste në Palestinë iu bënë udhëheqje këtyre lloj sulmeve, ndërkaq Perëndimi preferoi të pretendonte se këta lloj sulmesh në zonë filluan të organizohen për herë të parë në vitet 1990 nga Hamas’i) formuan një famënegative madje edhe ndër Arabët. Megjithëse të gjithë përgjithësimet raciste në ABD janë në drejtim të kundërt, sulmet kundrejt civilëve nuk janë të përhapura ndër Arabët. Kultura e cila duartroket vdekjet e civilëve në shoqërinë armike, është kultura Izraelite. Hamas’i dhe Brigadat El Kassam, bënë deklarata të vazhdueshme që bënin të ditur se marrin për objektiv vetëm objektet ushtarake në palën përballë (dhe të dhënat e vdekjeve nga Izrael’i e vërteton këtë pretendim), mirëpo media e Perëndimit preferoi të mos i merrte në konsideratë këta deklarata.
Përveç kësaj, gjatë zhvillimit të kësaj përplasjeje ushtarake në Gazë – dhe kundrejt serisë së krimeve më të egra të luftës të kryera nga Hamas’i, Hamas’i, Xhihadi Islam dhe Fronti i Çlirimit të Popullit Palestinez (duke përfshirë edhe grupet e tjera të pavarura të njësive të pavarura të Gazës si pjesë e lëvizjes El Fetih), zhvilluan një strategji efektive në drejtimin e ndalimit të Izrael’it dhe ashtu siç bënë në të ardhmen dhe ndalimin e përparimit të tyre brenda Gazës në një mënyrë të shpejtë dhe e vunë në pah këtë strategji. Eshtë e qartë që në Gazë ka një lëvizje të re rezistence dhe kjo lëvizje rezistencë u ndërtua mbi sukseset e lëvizjeve para saj.
Grupet rezistuese Palestineze dhe të Lubnanit, pa patur ambientin e dobishëm të Luftës së Ftohtë dhe brenda një bllokade të zbatuar nga Izraeli dhe regjimet Arabe, përparojnë në mënyrë të shpejtë në strategjitë e tyre kundrejt Izrael’it. Të gjithë ne e dimë se çka zotëron Izraeli: armë të zhvilluara, aftësia e mosrespektimit të gjithë rregullave dhe normave të njohura të luftës, dhe në shtesë të kësaj një indiferencë të plotë kundrejt vrasjeve të civilëve në palën përballë. Mirëpo pala përballë ka surpriza dhe zbulimi i Hamas’it dhe grupeve të tjera, mësoi nga eksperiencat mjaft të fuqishme tëaparaturave të zbulimit. Kjo, nuk është rrjeta e El Fetih’it, tek e cila një ndër pesë persona është bashkëpunëtor i Izrael’it. Izrael’i në këtë luftë nuk arriti të vriste qoftë edhe një komandant të nivelit të lartë të grupeve rezistente dhe në vend të kësaj vrau një kompetent të Xhihadit Islam.
Tendenca është e qartë: ndërkohë kur lëvizja rezistente vjen e bëhet më e mirë, performanca e ushtrisë dhe zbulimit Izraelit vjen vazhdimisht duke u keqësuar. Ky, është vetëm një problem me të cilin është përballur Izrael’i në rrugën që shkon drejt rënies së pashmangshme.
Burimi: El Ahbar