A do t’i lejojë ndonjëherë regjimi i NATO-s në Prishtinë muslimanët e Kosovës që ta praktikojnë besimin e tyre lirshëm ashtu si Çeçenët në Rusi?
1.
Ndarja e dhunshme e Kosovës nga Federata e Republikës Jugosllave në vitin 1999 dhe shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008, ngjalli shumë shpresa për muslimanët shqiptarë të Kosovës. Pas 95 vitesh ndarjeje nga Perandoria Osmane, ata shpresonin se kishte ardhur koha për ta që të gëzonin shtetin e tyre dhe lirinë e munguar prej kohësh nën sundimin e regjimit të Sllobodan Milosheviçit të Serbisë. Megjithatë, pavarësia nga Serbia nuk i ndihmoi muslimanët etnik shqiptarë që të krijonin një shtet ashtu siç e donin ata, e as të fitonin pavarësinë e ëndërruar prej kohësh. Kushtet e muslimanëve shqiptarë në Kosovën post-jugosllave janë përkeqësuar në çdo aspekt. Shumë prej tyre ëndërrojnë ditët e Jugosllavisë së Titos, kur ata gëzonin prosperitetin ekonomik dhe lirinë e lëvizjes në botë, edhe pse fetarisht ishin të diskriminuar si në kohën e tanishme.
2.
Edhe pse dhe sipas censusit të vitit 2011, muslimanët përbëjnë 95,60% të popullsisë së Kosovës, kur kosovarëve iu shkruajt kushtetuta e tyre nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari në vitin 2008, ata zbuluan se projektuesit perëndimore të shtetit të tyre e kishin përjashtuar Islamin nga kushtetuta e tyre. Me pjekjen e shtetit të Kosovës, muslimanët panë me sytë e tyre se Islami ishte duke u përjashtuar nga çdo aspekt i jetës së tyre të përditshme. Në vitin 2008 ata panë rastet e para të shkarkimi nga shkollat publike të mësueseve të mbuluara me shami. Ndërsa dy vjet më pas, Enver Hoxhaj, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nxorri një udhëzim administrativ me të cilin ministria lejonte me ligj dëbimin zyrtar të studeteve të mbuluara nga të gjitha shkollat e shtetit të ri.
Ndërkohë që muslimanët dhe Islami u përjashtuan nga jeta publike e Republikës së Kosovës, udhëheqësit e tij të instaluar nga Amerika kanë treguar një përbuzje të hapur kundër Islamit dhe qytetarëve muslimanë praktikues. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila u caktua në pozicionin e saj nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, është një shembull I kësaj. [1] Ajo gjithashtu ka sulmuar ligjin e shenjtë islam, Sheriatin, ndërkohë që ka mbrojtur Kanunin katolik të Lek Dukagjinit, duke pretenduar se Sheriati u është imponuar shqiptarëve nga “pushtuesi otoman”.[2]
Islami nuk është sulmuar vetëm nga sundimtarët e rinj shqiptarë të Kosovës, por edhe nga shumë media të sponsorizuara nga Bashkimi Europian dhe Amerika, OJQ dhe disa aktorë të “shoqërisë civile”, të krijuar pas luftës nga administratorët Amerikanë, Sorosi dhe Bashkimi Europian. Në një intervistë që Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj kishte dhënë për gazetën Zëri më 2 janar të vitit 2014, [3] ai deklaroi krejt sinqerisht se qeveria e Kosovës nuk dëshiron të shohë asnjë lloj Islami në shtet. Ai shpjegoi se për t’i dhënë fund ringjalljes së Islamit në vend, qeveria e tij po ndihmohej nga prezenca e huaj (lexo: ambasadat e BE-së dhe Amerikës, të cilat drejtojnë vendin), të cilët me anë të:
“… projekteve politike, mediave shumë profesionale, shoqërisë civile dhe investimeve të tyre, kanë krijuar një inxhiniering shoqëror në Republikën e Kosovës.”[4]
Ministri i Jashtëm i Kosovës vazhdoi të shpjegonte se për të de-islamizuar vendin ai kishte adaptuar një version militant të laicitetit:
Unë mendoj se laicizmi ka qenë një vlerë e shenjtë për shtetin e Kosovës, në të kaluarën, dhe në të tashmen. Arsyeja pse unë kam vendosur që të ndaloj mbulesat (në shkolla), është që të dëshmojë angazhimin tim personal ndaj shtetit laik... dhe ajo çfarë duhet të bëjmë është që të përpiqemi të ndalojmë çdo lidhje midis nacionalizmit dhe elementeve fetare .[5]
“Prania e huaj”, e cila është NATO, përmes KFOR-it [6], Bashkimit Europian, qeveria amerikane dhe agjencitë e tyre, e kanë shndërruar Kosovën në një koloni të NATO-s, e cila nuk merr më urdhëra nga Beogradi, por komandohet nga Brukseli dhe Uashingtoni. “Prania e huaj” ka investuar miliona për të krijuar mediat e veta [7] dhe shoqërinë civile, me anët të të cilave sulmon çdo ditë traditat muslimane të kosovarëve, si dhe ato të grupeve të tjera të pabindura dhe pakicat. Meqënëse muslimanët fetarë të Kosovës, ashtu si serbët, përceptohen si problem për gjeo-strategjinë e madhe të NATO-s në Ballkan, ata vazhdimisht janë quajtur dhe janë fyer si terroristë, vehabistë, “arabë,” kërcënim për sigurinë, importime të huaja, mbeturina të Turqisë etj. Muslimanët praktikues, të cilët e shohin vetën në rradhë të parë si muslimanë, e që e shohin identitetin e tyre të lidhur me të kaluarën osmane, Umetin Musliman, Turqinë, etj, dhe të cilët refuzojnë mitin katolik të nacionalizmit të madh shqiptar – si Skenderbeun, Nënë Terezën etj – të cilin shteti i ri Kosovar e ka importuar nga Shqipëria, akuzohen nga media si tradhëtarë, anti-europianë, turq, agjentë të Turqisë dhe Serbisë etj. Disa muslimanë kosovarë janë burgosur pasi kanë përdhosur këto simbole katolike.[8]
3.
Edhe pse kushtet politike për të qenë një musliman në Kosovën e pasluftës nuk janë të favorshme, shumë kosovarë megjithatë kanë rizbuluar rrënjët dhe besimin e tyre. Shumë prej tyre, të cilët e ndiejnë vetën muslimanë në rradhë të parë dhe që refuzojnë mitet katolike dhe nacionalizmin shqiptar, kanë kërkuar nga “prania e huaj” dhe politikanët e tyre që të tregojnë respekt për kulturën dhe fenë e tyre. Bashkësia Islame e Kosovës, e cila administron xhamitë e vendit dhe që është organi kryesor që përfaqëson Islamin në vend, ka kërkuar nga politikanët që të lejojnë kosovarët të mësojnë fenë e tyre në shkollat publike dhe të lejohet ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë, të lejohen gratë e tyre të mbuluara me shami që të ndjekin studimet dhe të lejohen të punojnë në sektorin publik, etj. Megjithatë kërkesat e tyre dhe veçanërisht dëshira e Bashkësisë Islame të Kosovës për t’u mësuar Islamin fëmijëve muslimanë në shkollat publike janë injoruar dhe hedhur poshtë me forcë nga katolikët dhe Kishat protestante, Prezenca e huaj dhe sundimtarët laik kosovarë. Qeveria kosovare, e cila i ndalon muslimanët e saj që të mësojnë Islamin në shkollat publike, në vend të kësaj ka lejuar mesimin e fesë për fëmijët e Kosovës te islamofobi famëkeq Tony Blair, me anë të “Fondacionit të Besimit të Tony Blair.”(Tony Blair Faith Foundation).[9]
Pohimi i rrënjëve Islame nga shumë kosovarë pas pushtimit të NATO-s në vitin 1999 e ka mërzitur “praninë e huaj” në Kosovë dhe ata politikanë sekularë, të cilët i solli Amerika në pushtet pas luftës. Ata mendonin se kosovarët kërkuan të ndahen nga Serbia vetëm pse ishin shqiptarë, dhe jo pse ishin muslimanë. Megjithatë, tendenca e pjesës më të madhe të popullatës kosovare, ndjekja e tyre në masë e xhamive dhe imamëve po krijon një dhimbje koke të madhë për gjeo-strategjinë e NATO-s në Europën juglindore. Bezdisja e tyre nga zbulimi i Islamit nga kosovarët mund të kuptohet kur dikush sheh reagimin e medias që sponsorizohen nga amerikanët në Prishtinë, ambasadorët e tyre, komandantët e NATO-s, apo deklaratat e politikanëve NATO-ist, si i dyshuari për krime lufte Ramush Haradinaj, i cili haptazi i ka quajtur muslimanët e rinj me mjekra “flliqtana” dhe ka premtuar se do t’i perndjekë ata pas ardhjes në pushtet.
4.
Identiteti musliman i kosovarëve është sulmuar në çdo aspekt të jetës në Kosovën e pas-jugosllavisë. Pas ndarjes nga Serbia, sunduesit e rinjë të Kosovës dhe “prania e huaj” ishin shumë të shpejtë, jo vetëm për të de-jugosllavizuar dhe shqiptarizuar pothuajse çdo rrugë dhe institucion të Kosovës, por edhe për të katolicizuar shumë hapsira publike. Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku numri i katolikëve është vetëm disa qindra, ata janë shpërblyer me lejen për të ndërtuar një katedrale gjigande në hyrje të qytetit që nga viti 2007.[10] Në të njëjtën kohë, muslimanëve u është mohuar leja për të ndërtuar një xhami të madhe, ndërsa komuniteti ortodoks është përalajmeruar se katedralja e tyre mund të shkatërrohet.[11] Katedralja katolike “Nënë Tereza” është bërë një gurë themeli i madh i Prishtinës post-jugosllave, ku udhëheqësit shqiptarë të mbështetur nga NATO shkojnë çdo Krishtlindje për t’u lutur (por kurrë nuk marrin pjesë në një lutje në xhami gjatë festës së Bajramit dhe Ramazanit). Gjithashtu edhe sheshi kryesor në Kosovë është marrë nga shenjtorët katolikë. Në kryeqytetin Prishtinë, dy bulevardët e saj të mëdhenjë janë quajtur me emrin e Nënë Terezës dhe “shenjtorit të NATO-s” Bill Klinton. Nënë Tereza, Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta dhe kryqtarë të tjerë anti-myslimanë dhe anti-semitë i kanë sheshet dhe bulevardet e tyre në pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Kosovës. Megjithatë, asnjë shesh publik apo rrugë nuk i është kushtuar të kaluarës osmane të Kosovës, apo ndonjëri prej udhëheqësve të saj muslimanë, apo shenjtorëve – Dede Sari Saltiku, Shejh Albani, sultan Murati, Beyaziti, Abdulhamiti II etj.
Procesi i katolicizimit të identitedit të shumicës së shqiptarëve është duke vazhduar edhe me sistemin shkollor publik të Kosovës. Fëmijëve kosovërë u mësohet se feja e tyre origjinale është katolicizmi dhe se Islami është importuar nga Turqit. Në tekstet shkollore ata mësojnë se Islami është feja e “turqve barbarë”, të cilët pushtuan vendin e tyre, përdhunuan gratë e tyre dhe i islamizuan ata me forcë. Ndërsa katolicizmi dhe aktivistët e tij përshkruhen si patriotë të vërtetë shqiptarë, përfaqësues të qytetërimit europian, humanizmit dhe besimit origjinal të kosovarëve. [12] Siç e vë në dukje Anna di Lellio në librin e saj “Beteja e Kosovës 1389: një epos shqiptar, procesi i katolicizimit dhe shqiptarizimit të heronjve turq të Kosovës ëshë bërë në mënyrë që të instalohet një identitek i krishterë nga udhëheqësit e tyre të rinj, kundër Islamit.[13]
5.
Është një sekret i hapur në Kosovë, i njohur nga të gjithë shqiptarët dhe i pranuar nga shtypi, se përsonat më të fuqishëm në Kosovën e sotme nuk janë deputetët e saj të zgjedhur në mënyrë “demokratike”, as presidenti apo kryeminsitri, por ambasadorët amerikanë. Ata e vendosin se kush do të caktohet si president [14], kryeministër, si duhet të formohet qeveria e re, dhe si duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre politikanët kosovarë.[15] Ata vendosin madje edhe për formën teologjike të Islamit që kosovarët duhet të praktikojnë, si dhe cilët imamë janë të mirë dhe cilët janë të devijuar e që duhet të hiqen nga xhamitë.[16]
Megjithatë, amerikanët dhe ambasadorët e tyre nuk janë në përputhje me predikimin e tyre fetarë në lidhje me kosovarët. Kur filloi Pranvera Arabe dhe NATO-s i duheshin vullnetarë të Al-Kaedës për të luftuar luftrat e saj kundër Sirisë, ata e urdhëruan qeverinë kosovarë që të priste disa xhihadistë sirianë në Prishtinë. Muxhahidinët, të cilët ishin të udhëhequr nga Ammar Abdulhamid, u stërviten se si të luftonin kundër qeverisë së Bashar Al-Asadit. Ata mësuan nga taktikat e përdorura nga UÇK-ja gjatë luftës kundër Jugosllavsë. [17] Aleatët e Amerikës, Arabia Saudite dhe Katari, të cilët nxitën shumë muslimanë europianë për të bërë xhihad në Siri, kanë hedhur shumë para në Ballkan në vitet 2012-2013, përmes të cilave ata i bënin shplarje truri dhe rekrutonin shumë besimtarë shqiptarë që të shkonin në Siri për të rrëzuar presidentin shiit Bashar al-Assad dhe të “shpëtonin sunitë. Eksporti i xhihadistëve kosovarë për në Siri u mbështet madje edhe nga “prezenca e huaj” në Kosovë (BE dhe SHBA) dhe mediat e tyre, të cilat në vend që t’i dënonin kosovarët – të cilët po kryenin një krim kundër Republikës Arabe të Sirisë – dhe shumë imamë, të cilët po nxisnin urrejtje kundër shiave, alevive dhe sekteve të tjera të Islamit – i vlerësuan dhe i përshkruan ata si luftëtarë të lirisë, apo “suni” që po luftonin kundër shiave/alevive dhe kufarëve. Radio Europa e Lirë [18] dhe shumë media të tjera kosovare lavdëruan njerëzit e tyre që dolën vullnetarë për të luftuar kundër “diktatorit sirian.”
Megjithatë, në vitin 2013, kur amerikanët ndryshuan planet e tyre në lidhje me Sirinë, marrëdhënia e tyre me Islamin në Kosovë ndryshoi në mënyrë drastike. “Luftëtarët demokratikë të lirisë” kundër “diktatorit sirian” papritmas u quajtën terroristë nga “prania e huaj” në Kosovë. Imamët, të cilët po i bënin trushplarje kosovarëve për të bërë xhihad në Siri kundër “shiave të Asadit” – papritmas u bënë rektrutues të ekstremistëve, të cilët po shkonin për të luftuar në Siri. Akuza kundër BAshkësisë Islame u udhëhoq nga vetë ambasadori amerikan ,i cili sulmoi shumë imamë të Kosovës për gjuhën e papërshtatshme dhe shoviniste.[19] Në Raportin Ndërkombëtar për Liritë Fetare të vitit 2013, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përmendur madje edhe katër imamë kosovarë, të cilët akuzohen për manipulimin e zgjedhjes së kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, për sulme kundër komuniteteve të tjera, grave dhe njëri prej tyre u akuzua se ka përdorur një retorikë anti-semite.[20] Për çudi, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk përmend gjuhën anti-shia që shumë prej këtyre imamëve kanë përdorur në xhamitë e tyre gjatë vitit 2013 (madje kjo retorike është përdorur edhe nga vetë zyrtarët amerikanë), por shqetësohet vetëm për retorikën anti-çifute. Akoma më domethënës është fakti se Departamentin Amerikan i Shtetit dhe ambasada e tyre në Prishtinë filloi të “shqetësohej” me vajtjen e kosovarëve për të lufuar në Siri vetëm në vitin 2013, ndërkohë që në raportin e viti 2012, (kur pjesa më e madhe e kosovarëve shkoi për të luftuar) vendosi të injorojë këta xhihadistë “politikisht korrektë. [21]
6.
Raporti i fundit për Liritë Fetare në Botë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka krijuar një tronditje të madhe në Kosovë. Presidenti, kryeministri dhe i gjithë kabineti i ministrave kanë shprehur gatishmërinë për të luftuar “radikalizmin” e atyre qytetarëve të Kosovës, që këta njerëz vetë i nxitën për të shkuar dhe për të bërë “xhihad” në Siri më parë. Më 30 korrik 2014, Kosova është vizituar nga Komandanti Suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Philip M. Breedlove,i cili urdhëroi lidershipin kosovar që të marrë masat e duhura ndaj qytetarëve të tyre të cilët ishin të përfshirë me grupet radikale në Siri.[22] Këto zhvillime i kanë shqetësuar muslimanët e Kosovës, imamët e tyre dhe të gjithë strukturën e Bashkësisë Islame, të cilët ndihen të përdorur dhe të tradhëtuar nga “pranua e huaj” dhe sundimtarët e rinj të Kosovës post-jugosllave. Shumë myslimanë fetare ndjehen të mashtruar dhe të zemëruar me realitetet e reja me të cilat përballen në Kosovën e sotme. Nga njëra anë, shteti, të cilin ata mendonin se do të ishte i tyre – nuk është kështu. Nëpërmjet militantizmit të saj laik, katolicizimit publik, diskriminimit të hapur të muslimanëve fetarë, varfërisë ekstreme dhe korrupsionit, nënshtrimit maksimal ndaj ambasadorëve amerikanë dhe sulmeve mediatike të pafund kundër muslimanëve, regjimi i ri i Kosovës nuk duket shumë ndryshe nga ai regjim të cilin Serbia e kishte instaluar në Prishtinë jo shumë kohë më parë. Nga ana tjetër, disa imamë kosovarë, të cilët u nxitën në mënyrë direkte nga qeveria e tyre për të mbështetur Pranverën Arabe dhe “sunitë” e tzre – tani e gjejnë vetën të akuzuar si mbështetës të terrorizmit. Shteti i ri kosovar dhe politikanët e tij kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë vetëm armiqësi ndaj fesë dhe traditës së pjesës më të madhe të popullit të tyre. Edhe pse muslimanët përbëjnë 95.60% të popullsisë, atyre nuk u lejohet të mesojnë në lidhje me fenë e tyre në shkollat e tyre, nuk u lëjohet të veshin shami në institucionet publike, ofendohen për faktin se janë muslimanë, sulmohen kur duan të krijojnë një parti muslimane, apo të marrin pjesë në mënyrë aktive në shoqërinë civile, si dhe përballen me sulme armiqësore nga mediat dhe “shoqëria civile”, tw cilën“prania e huaj” e ka krijuar në vend.
7.
Kur NATO e ndau provincen e tyre nga Jugosllavia në vitin 1999, kosovarët menduan se pas 90 vitesh nënshtrimi dhe varësie nga Beogradi, më në fund kishte ardhur koha për ta që të jetonin të lirë dhe ta ruanin identitetin e tyre musliman në Europë. Shumë të tjerë menduan se do të krijonin një Shqipëri të Madhe Muslimane. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk u bë realitet, dhe sot, shumë kosovarë ndiejnë keqardhje për ditët e vjetra të mira kur ata jëtonin nën jugosllavinë e Titos. Në atë kohë,ata ishin shumë më mirë ekonomikisht. Megjithatë, të tjerë ndoshta i kanë zili çeçenët e Vladimir Putinit. Çeçenët, të cilët nuk kanë një ambasador amerikan apo një “prani të huaj” mbi ta, po e ruajnë identitetin e tyre islam shumë më mirë se kosovarët në Kosovën NATO-iste.