Irani, një vend prijës në promovimin e Kur'anit përmes artit
Një artiste dhe dijetare e shquar i universitetit tunizian e përshkroi Iranin si një vend me një rol kryesor në promovimin e mësimeve Kur'anore përmes artit.
Duke folur për agjencinë IKNA, Bathina el-Xhalasi, tha se Ekspozita Ndërkombëtare Kur’anore në Republika Islamike të Iranit, me paraqitjen e veprave artistike Kur’anore është një hap i madh në përhapjen e mësimeve të Librit të Shenjtë nëpërmjet gjuhës së artit.
Ajo tha se ngjarje të tilla i shërbejnë Librit të Shenjtë dhe ndihmojnë për të nxitur konceptet Kur'anore në shoqëri.
Bathina Al-Xhalasi, e cili mori pjesë në Ekspoziten Ndërkombëtare Kur'anore në Teheran në muajin e kaluar, e përshkroi atë si një Ekspozitë me një përvojë të suksesshme.
Në këtë ekspozitë, unë u njoha me artistë nga vende të ndryshme, veprat e artistëve tregojnë, dëshmojnë afërsinë e tyre me mësimet e Kur'anit, tha ajo.
Ekspozita Ndërkombëtare Kur’anore, e 22-ta me radhë, është mbajtur në Teheran nga 24 qershori deri më 30 korrik 2014.
Ekspozita përfshinte disa seksione, të tilla si seksionin akademik, të fëmijëve, ndërkombëtare dhe të medieve digjitale.