A përfiton Irani nga kriza në Gaza?
Suleimani vlerëson Hamasin
Më 30 korrik, kreu i Forcave të Kudsi të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, komandanti Kassem Suleimani, ka vlerësuar martirët e brigadës së Izz ad-Din al-Kassamit, krahut ushtarak të Hamasit, martirët e brigadës së Al-Aksas, ata të brigadës së Salah Ad-Dina, të brigadës së Abu Ali Mustafasë, “lidërët politik të Hamasit, Xhihadin Islamik dhe të gjitha grupet e Rezistencës.
Lëvdatat e Suleimanit për Hamasin janë të rëndësishme. Ka pasur një ftohje në marrëdhëniet Iran-Hamas që kur Hamasi u shkëput nga Siria, dhe mëpas nga Irani dhe Hezbollahu në vitin 2012. Hamasi, i cili prej asaj kohe ka qënë i izoluar nga aleancat e tij rajonale, ka kërkuar të rivendosë lidhjet me Iranin, madjeqë përpara fillimit të luftës në Gaza. E gjitha kjo shihet si një mundësi nga Teherani, liderët e të cilit e shohin këtë si një mundësi për të zgjeruar ndikimin e Iranit në rajon. Adnan Abu Amer ka raportuar muajin e kaluar nga Gaza në lidhje me ndihmën e Iranit ndaj Hamasit në zhvillimin e aftësive të tij për të prodhuar raketa në vend.
Roli i Iranit në Gaza ilustron një trend që ky artikullshkrues e vuri në dukje qënëfillim gjatë raundit të kaluar të luftimeve në nëntor të vitit 2012. Në atë kohë pati shkruar:
“Irani tregoi se ka mundësi të zhvendosë ekuacionin dhe të sigurojë shpagim, madje edhe në ato zona ku mendohet se kundërshtarët e tij kanë ndikim të fortë. Luftimet në Gaza dhe Siri tregojnë se Irani ka aftësi të luajë në të dyja frontet në të njëtën kohë. Për ata që besonin se “udhëheqësit suni po fitonin pushtet, Irani po u thotë se duhet të mendohen edhe njëherë.”
Adnan Abu Amer raportoi këtë javë se ndërkohë që lidhjet e Hamasit me iranin mbeten të tensionuara, zhvendosja e politikave rajonale mund të ketë pasoja negative për Izraelin, pavarësisht disa raportimeve se Izraeli mund të jetë “përfituesi” i konfliktit në Lindjen e Mesme:
“Efekti kundërproduktiv, për sa i takon Izraelit, i restarurimi të lidhjeve të shkëputura midis Iranit, Hezbollahut dhe Hamasit, të tre, pavarësisht kundërshtimit të Damaskut, shohin një mundësi për të përfituar nga situata në rajon dhe për të rivendosur aleancat. Sipas një zyrtari palestinez në Liban, i cili ka marrë pjesë në bisedimet për të ringjalluar lidhjet mes Hamasit dhe Hezbollahut, kjo vjen edhe pas flirtimit midis Katari dhe Iranit, çka mund të çojë në restaurimin e aleancës me Hamasin, megjithë problemet e shumta.”
Hutimi i Netanyahut dhe Irani
Fiksimi i kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu nga kërcënimi Iranian mund ta ketë hutuar atë nga kërcënimi i Hamasit, përfshirë edhe zgjerimin e rrjetit të tuneleve të Hamasit.
Shlomi Eldar shkruan, “Për vite me rradhë kryeministri Benjamin Netanyahu i ka kanalizuar të gjitha energjitë e tij dhe qindra miliona dollarë për sistemin mbrojtës në një luftë kundër projektit bërthamor të Iranit. İzraelitët dëgjojnë në çdo rast se Irani po kërcënon ekzistencën e vendit të tyre. Sipas burimeve të huaja, Izraeli bëri përgatitje serioze për një sulm ajror në objektet bërthamore iraniane... kështu që, ndërkohë që Izraeli i kishte përqëndruar përpjekjet dhe burimet e tij te Republika Islamike, Hamasi filloi sipërmarrjen e tij në ndërtimin e tuneleve masive. Edhe pse kërcënimi i tuneleve nuk mund të krahasohet me një kërcënim berthamor mbi Izraelin, na doli që rreziku i tuneleve ishte shumë më i prekshëm dhe konkret.”
Rrjeti i tuneleve e ka bërë Izraelin të ndihet i frustruar në lidhje me dëmin që mund t’i shkaktojë infrastrukturës drejtuese të Hamasit.
Ben Caspit argumenton se mungesa e një fitoreje vendimtare e dallon këtë konflikt nga konfliktet e kaluara:
“Një nga derivatet e kësaj situate është se Izraeli nuk e planifikoi këtë ngjarje. Le ta krahasojmë me dy raundet e kaluara, të cilat ishin planifikuar në detaj. Operacioni Shtyllat Mbrojtëse filloi me vrasjen e shefit të stafit të Hamasit, Ahmed Xhabari, më 14 nënëtor 1912. Kjo është fitorja juaj e të drejtës së fjalës! Funksionoi sepse ishte planifikuar mirë më përpara. Operacioni Cast Lead në vitin 2008-2009 filloi me një sulm të gjërë. Me një sulm të papritur të forcave ajrore izraelite në 12 baza të Hamasit, ku 220 militantë u vranëgjatë sulmit të parë. Ja ku e keni edhe këtë fitore! Në Operacionin e sotëm Mbrojtja e Skajshme, forcat izraelite (IDF) akoma po kërkojnë për foton e tyre të fitorës. Liderët e Hamsit nuk i ngrenë duart sipër bunkerëve të tyre. Luftëtarët e tij dalin nga tunelet ose tërhiqen në pjeset e brendëshme të qytetit të Gazës. Hamasi po i dëmton forcat izraelite me kurthe, raketa anti-tank dhe tunele shpërthyese.”
Të vdesësh dhe të jetosh në Gaza
James Zogby shkruajti në Huffington Post këtë javë: “Faqja e shquar e internetit Al-Monitor, për shembull, sjell raportime ditore nga Asmaa Al-ghoul. Çdo ditë, duke rrezikuar jetën, Asmaa ecën rrugëve të Gazës duke treguar me zemër të thyer historitë përsonale të atyre familjeve, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, ose tëtëmbijetuarve, të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë.”
Këtëjavë, Ghoul përshkruajti si është kthyer përditshmëria në Gaza.
“Ne dhe komshinjtë dolëm jashtë dhe i lamë çelësat në dyer. Horrori i vërtetë nuk është momenti kur bomba ta bën trupin copa, por kur ti e kupton se është rrugës, qoftë duke u paralajmëruar, apo thjeshtë duke i dëgjuar zërin tek sa afrohet.
Arritëm në një vend të sigurtë. Shoku fillestar iku dhe mendimet tona shkuan te pikturat dhe kujtimet qe kemi lënë pas në shtëpi: për barbin si fillim, vizatimet në mure, festa e martesës së motres sime në dhomën e ndenjës.
Ju mendoni se jeni gati të filloni edhe njëherë pasi dikush vdes, por trishtimi në zemrën tënde të bën të ecësh përpara pasi keni humbur fëmijën, apo nënen nga një bombë, e cila i ka ndarë ata në copa. Bomba e shpërfytyron një trup në atë pikë sa e bën të paidentifikueshëm. Ne përpiqemi të ngushëllojmëjetimët, por e dimëne me të vërtetë atë që ndien dikush që ka humbur babain apo nënen e tij?
Dimensioni humanitar i konfliktit ka kapur vemendjen e amerikanëve. Sipas një sondazhi të fundit tëPew Research Center, amerikanët zakonisht janë në favor të Izraelit në lidhje me operacionin e tij në Gaza. 40% e të anketuarve thanë se Hamasi ishte përgjegjës për fillimin e konfliktit, ndërkohë që 19% e fajësojnë Izraelin dhe 14% i fajësojnë të dyja palët. 50% thanë se përgjigjia e Izraelit nuk ka qënë e drejtë,, ndërkohë 25% thanëse Izraeli ka e ka tepruar shumë.
Pasi armëpushimi i lajmëruar nga Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon u prish në më pak se një orë nga fillimi i tij, mbeten shumë pengesa serioze për të arritur një përfundim të qëndrueshëm të konflkliktit.
Adnan Abu Amer shkruan: “Një zyrtar i Ligës Arabe tha për Al-Monitor me telefon se “Do të jetë shumë e vështirë që të qetësohet situata në Gaza nëse Hamasi dhe Izraeli këmbëngulin në të gjtha kërkesat e tyre. Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry u përpoq, por dështoi që tëafronte të dyja palët më afër, pasi ai i akuzua nga Kairo dhe Tel Avivi se po merrte anën e Katarit dhe të Turqisë, të cilat janë të afërta me Hamasin.”
Pritet që delegacioni palestinez dhe ai izraelit të fillojnë bisedimet në Kairo me datë 2 gusht.
Shteti Islamik nuk ofroi asnjë mbështetje për Hamasin
Shteti Islamik (IS) nuk ka afruar asnjë mbështetje për Hamasin gjatë konfliktit, një zgjidhje që sipas Ali Mamourit reflekton besimin e grupit, përfshirë edhe fokusimin te “armiku i afërt.”
“Grupi sot, e sheh si prioritet të vetin luftimin e shiitëve, “munafikëve” (hipokritëve, apo muslimanëve të rremë) dhe mosbësimtarët, të cilët ata i quajnë “armiku i afërt.” Gjatë luftës aktuale në Gaza, disa luftëtarë të Shtetit Islamik kanë djegur flamurin palestinez, pasi besojnë se ai është simboli i rënies së botës islame, e cila iu nënshtrua ndarjes kombëtare me anë të krijimit të shteteve të pavarura politike. Në doktrinën e tyre, e gjithë bota islame duhet të bashkohet në një shtet të vetëm, një kalifat islam, të cilin Shteti Islamik e shpalli në fund të qershorit.
Grupe të tilla që veprojnë në Gaza janë angazhuar në shumë rivalizime me Hamasin, por nuk kanë pasur sukses në krijimin e një pikëpamjeje të rëndësishme. Disa grupe kanë postuar video duke deklaruar mbështetjen e tyre për Shtetin Islamik, pas fitoreve të fundit të këtij grupi në Irak dhe Siri. Disktutimet kryesore mes Hamasit dhe grupeve të tilla mbeten parimet e tyre të ndryshme. Hamasi është më realist dhe pragmatik se xhihadistët. I pari ka si prioritet politik çlirimin e tokës palestineze, ndërsa tjetri ka prioritete fetare në vendosjen e nje kalifati totalitar dhe e konsiderojnë çështjen e Izraelit si dytësore, në krahasim me qëllimin e tyre parësor.”
Ndërkohë, banorët e Alepos po e përgatisin veten për një konflikt përfundimtar të mundshëm mes qeverisë siriane dhe forcave opozitare.
Mohammed al-Khatieb raporton nga Alepo ndikimin e humbjeve të opozitës siriane: “Humbja e Sheikh Najjaritishte një goditje e fortë për luftëtarët e opozitës. Ata e kanë pasur kontrollin për më shumë se dy vjet. Fabrikat e tij të fortifikuara kanë qënë një pengesë për forcat e regjimit për përparimin drejt lindjes së Alepos. Opozita tani ka frikë se mos qyteti industrial do të kthehet në një pikë hedhjeje për forcat e regjimit për të përparuar drejt perëndimit dhe për të mbyllur kordonin ushtarak rreth “lagjeve të çliruara të Alepos, ndërkohë që mund të ndihmohen nga kodrat që e rrethojnë, të cilat i kontrollon regjimi. Për opozitën do të jetë e vështirë të rimarrë zonat e humbura nëse regjimi kontrollon kodrat.”