Etika e medias dhe ndikimi ı saj në edukimin e të rinjve
Është bërë tashmë rutinë ndikimi i shfaqjeve televizive në jetesën e njerëzve. Shumica prej tyre janë shumë të varur ndaj Televizjonit dhe Medias saqë nuk mund ta imagjinojnë jetën pa to. Ne jemi koshjentë për faktin se Media është shumë e fuqishme dhe për këtë arsye konsiderohet si Pushteti i Katërt në Botë. Marr guximin të bëj një Konfrontim-Kontrast midis dy Botëve të ndryshme Mediatike midis dy vendeve që i bashkon një Histori dhe një Kulturë. Le të bëjmë një krahasim mbi ndikimin që këto dy Botë, midis Shqipërisë dhe Turqisë kanë në jetën e njerëzve dhe sidomos grupmoshave të reja.
Një pjesë e mirë e të rinjve shqiptar e marrin si të mirëfilltë cdo skenë mediatike me prejardhje Kinematografike apo Show pavarësisht të njoftimit të tyre të famshëm ‘’Mos i provoni këto skena në shtëpinë tuaj’’. Këta të rinj përpiqen shpeshëherë të kopjojnë veprime të personazheve të ndryshme Televiziv tashmë idhuj për ta. Nën efektin e një kulture jo fort të fuqishme dhe jo fort të mirembajtur që ekziston në Shqipëri, ata kryejnë akte të rrezikshme duke menduar se veprimet e tyre do të kenë pasoja si tek filmi apo Show-t që panë. Nën këtë efekt ata marrin hapa të nxituara dhe të rrezikshme për jetën e tyre apo njerëzve që i rrethojnë. Le të diskutojmë një shembull se si ndodh në Shqipëri kur Media ndjehet e kopjuar.
Një stacjon me filma Aksion shfaqte shpeshëherë filma të fuqishëm aksin me dramë, trriller apo horror brenda. Dy të rinj, ndjekës të rregullt të këtij stacjoni bënin garë me njeri-tjetrin se kush ishte më Boss-i nga të dy duke u epitetuar me emra aktorësh apo këngëtarësh të cilët pozojnë në klipe me armë, para edhe drrogë. Pasi njeri prej tyre u ndje i sfiduar dhe i mundur nga rivali i tij, vendosi të eleminojë bashkëmoshatarin e tij me armë duke cuar veten në burg për shumë vite.
Në këtë rast ka tri fajtor:
1. Kultura e dobët Shqiptare e cila po trransformohet dhe shuhet dita-ditës.
2. Familja, e cila lë në vetëkontrroll fëmijët e tyre duke pasur vetëbesimin se tashmë ata janë të rritur dhe i dalin vet zot vetes.
3. Media e cila në transmetimet Televizive nuk respekton kodin e etikës së gazetarit e njohur dhe përdorur tashmë në të gjithë Botën si Kodi i III pas Atij Civil dhe Penal. Transmeton shfaqje të egra filmike duke mos fshehur pamje të rënda që mund të ndikojnë në atraksion apo nxitje. Madje në disa Stacjone shfaqjet e kufomave dhe skenave Horror transmetohen me Zoom-im dhe rishfaqen për një kohë të gjatë pa respektim orari.
Në Turqi vihej re përdorimi i një etike tepër të lartë Televizive saqë të rinjtë nuk tërhiqeshin në pasjon nga shfaqjet apo filmat dhe gjehnin prehje në përdorimin e librave. Ky veprim i zgjuar i Medias Turke duke mirëmenaxhuar programacjonin e saj nën etikë, sjell si efekt një koficent të lartë kulturor në vend dhe minimizim të pasojave të rrezikshme në shoqëri.
Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të kopjojë, por jo plagjiatura të panevojshme. Ajo duhet të kopjojë xheste apo kthesa të cilat mund të bëhen shkak në suksesin e Medias si shpëtimtare e shoqërisë njerzore për të cilën shërben.
CITAT:
‘’Nuk kisha imagjinuar kurrë se do të vendosja vet kur të vdisja, por kur vendosa, kërkova ndihmën e Medias. I vetëm nuk t’ ja dilja kurrë mbanë’’!