Iraku

Më shumë se 1.000 turq luftojnë për militantët mizor të ISIL-it

Numri i qytetarëve turq që luftojnë nën ombrellën e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIL apo ISIS) është pak më shumë se 1.000 luftëtarëve, sipas zyrtarëve turq.

 

Numri i qytetarëve turq që luftojnë nën ombrellën e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIL apo ISIS) është pak më shumë se 1.000, sipas zyrtarëve turq, të cilët pranojnë se ata nuk janë në gjendje për të mësuar numrin e saktë. Numri i vlerësuar i luftëtarëve të armatosur të ISIL-it është rreth 12.000 deri në 15.000, që tregon se turqit përbëjnë  më pak se 10 për qind të grupit xhihadist.

 

Turqia ka kohë që është akuzuar se nuk kontrollon kufijtë e saj në mënyrë efikase për të parandaluar të huajt që i bashkohen grupeve  xhihadiste ekstremiste dhe gjithashtu, për të ndaluar rrjedhjen e armëve në Siri. Në përgjigje të këtyre kritikave, zyrtarët turq kanë theksuar vështirësinë e kontrollimit të një kufiri gati 900-km-të gjatë duke fajësuar vendet perëndimore të cilat nuk japin informacione për rekrutët potencial për grupet xhihadiste.

 

Megjithatë, kur është fjala për pjesëmarrjen e qytetarëve turq në një nga grupet më vdekjeprurëse në botë, këto shpjegime nuk janë bindëse. Kush e organizoi rekrutimin e këtyre njerëzve për ISIL-in? Cilat organizata sponsorizuan këto rekrutime? Cilat rrugë janë përdorur? Duke supozuar se forcat e sigurisë dhe të shërbimit të fshehtë janë duke ndjekur nga afër lëvizjet xhihadiste në Turqi, si është e mundur të dështojnë të kuptojnë se më shumë se 1.000 turq janë bashkuar me ISIL-in?     

 

Çfarëdo qofshin përgjigjet e këtyre pyetjeve, ka një realitet absolut: Turqia po përballet me rrezikun e strukturës xhihadiste, si brenda dhe jashtë. Në Irak, 49 shtetas turq janë kidnapuar nga ISIL-it, që nga fillimi i muajit qershor. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, media, shpesh nuk ka shkruar për këtë çështje, por një gjë është e sigurt: Dikush do të duhet të përgjigjet disa pyetjeve shumë shqetësuese, një herë qytetarëve tanë, duke përfshirë edhe konsullin e përgjithshëm të  Turqisë në Mosul, të kthehet i sigurt në shtëpi.

 

Brenda Turqisë, ka prova të mjaftueshme për t’u shqetësuar për rritjen e ekstremizmit. Së pari, ne kemi parë disa grupe sunnite duke  sulmuar një xhami që i përket Xhaferive, një degë e Islamit shi’it.

 

Gazeta e përditshme Hürriyet Daily News, më 31 Korrik 2014 raportoi për një organizatë  bamirëse islamike me bazë në Stamboll, që kishte pezulluar aktivitetet e saj, pasi ajo është kritikuar për përdorimin e një shenjë dalluese të adoptuar nga ISIL-i.

 

Ka pasur edhe akuza se bamirësia është rekrutim i militantëve për luftën në Siri dhe Irak.

 

Në lajme të veçanta, media turke transmetuan para disa ditëve fotografitë e qindra burrave me mjekra të gjata dhe me veshje sipas stilit të talibanëve të mbledhur për Fitër Bajram diku në Stamboll.   Grupi dyshohet se është i lidhur me ISIL-in dhe ata i përkushtuan lutjet, duatë e tyre në ditën e  Fitër Bajramit, duatë i bënë për luftëtarët e ISIL-it në Irak dhe Siri.

 

Një zhvillim tjetër që ka i shërbyer kësaj pamjeje publike të këtyre grupeve xhihadiste është sulmi izraelit ndaj palestinezëve. Brutaliteti izraelit meriton të gjitha llojet e reaksioneve, por demonstrata e organizuara nga grupe, sidomos në Ankara dhe Stamboll shpejt u bë e dhunshme. Këto janë padyshim momentet më të mira për grupe të tilla për të fituar më shumë përkrahës në shoqëri dhe për të arritur tek segmente të ndryshme të shoqërisë. Qeveria ka përgjegjësinë e plotë për të mbajtur këto demonstrata në kontroll pa shkaktuar ndonjë incident padëshiruar, të pariparueshëm.

 

Para se të bëhët shumë vonë, forcat e zbulimit dhe të sigurisë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të ndaluar rritjen e këtyre grupeve xhihadiste, punësimin në ISIL apo organizata të tjera terroriste, ndërsa qeveria duhet të nxjerrë deklarata të fuqishme se nuk do të tolerojë këto prirje në një  shoqëri shumë-etnike, multi-fetare dhe në një shoqëri shumë –sektare.