Ish-mesfushori palestinez u vra nga bombardimi izraelit
Ahed Zagout, ish-lojtar i ekipit kombëtar palestinez, është vrarë nga një bombë izraelite që goditi apartamentin e tij në Gaza, thanë zyrtarët mjekësor palestinezë të enjten.
Palestina ka humbur një nga lojtarët e saj më të mirë, ai mund të ketë qenë mesfushori më i mirë që Palestina kishte ndonjëherë, i tha agjencisë Reuters, gazetari sportiv i Gazës, Halid Zahir.
Fqinjët dhe mjekët që nxituan në banesën Ahed Zagoutit thanë se ai u vra të mërkurën, ndërsa ishte duke fjetur në shtratin e tij. Futbollisti i Kombëtares Palestineze, 49-vjeçari Ahed Zagouti nuk bënte pjesë në asnjë pari politike të caktuar dhe nuk kishte shprehur asnjëherë pikëpamjet e tij politike.
Futbollisti mesfushor, ishte kapiten i ekipit kombëtar palestinez, në vitin 1994, luajti edhe në një lojë miqësore me Francën, përball yjeve të futbollit francezë, ku ishte edhe Mishel Platini.
Kohët e fundit, Ahed Zagout ishte trajner në stërvitje dhe paraqitej shpesh si mysafir në televizionin kombëtar palestinez rreth ngjarjeve sportive.