Kur’ani i vjetër 1300 vjeçar zhduket nga Muzeu i Jemenit
Organizatat qeveritare në Jemen kanë njoftuar se një hetim publik është lansuar në kërkim të Kur’anit të lashtë dhe shpatave antikeve që janë vjedhur nga Muzeu Kombëtar në muajin e kaluar.
Komiteti për Kulturë, Media dhe Turizëm i Kuvendit të Jemenit i ka kërkuar për një rishikim Autoritetit të Përgjithshëm të Antikiteteve, Turizmit dhe Muzeumeve (GATAMI).
Drejtori i Autoritetit të Përgjithshëm të Antikiteteve, Turizmit dhe Muzeumeve (GATAMI), Abdu Al - Hudaifi tha se vjedhja vlerave antike është një vjedhje e identitetit jemenas dhe historisë. Ai shtoi duke thënë se dorëshkrimet vjedhura të Kur'anit janë të rralla, në veçanti ky dorëshkrim vjetër 1300 vjet.
Sipas fesë Islame, Zbulesa, Shpallja, përfundimtare e librit të shenjtë, Kur’anit, shpallur Profetit Muhammed (a.s.) ka ndodhur në vitin 632, rreth 1.381 vjet më parë.
Një komision parlamentar do të formohet për të përcaktuar se kush është përgjegjës për këtë vjedhje, tha Al- Hudaifi . Një hetim i veçantë është vendosur të jetë i hapur, sipas urdhëresës nga kryetari, Abdu Rabu Mansour Hadi.
Informacioni është ende duke u mbledhur përreth këtij hetimi. Akil Al - Nabhi, menaxheri i Muzeut Kombëtar për siguri, vuri në dukje se mungesa e burimeve të sigurisë ka kontribuar në këtë vjedhjeve . Sepse, sipas menaxherit, Muzeu nuk ka kamera survejimi, nuk ka sisteme alarmi, gjeneratori nuk punon, madje nuk ka as dritë të mjaftueshme, tha Akil Al- Nabhi.
Burimi: Voice of Russia ( Zëri i Rusisë)