Amerike

Pentagoni: Luftanija amerikane kthehet në shtëpi nga Gjiri Persik

src=http://mediaelire.net/images/uss%20nimitz.jpg

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se e kanë urdhëruar aeroplanmbajësen bombarduese USS Nimitz që të tërhiqet nga Gjiri Persik.

Pentagoni tha të premten se luftanija ka lëvizur përmes Kanalit të Suezit dhe Detit të Kuq dhe pritet të jetë përsëri në portin e saj në shtëpi në Bregun Perëndimor përpara Krishtlindjeve- njoftoi  Associated Press.

Vendimi u mor pasi aeroplanmbajtësi ishte urdhëruar të jetë i pranishëm në vend për shkak se Shtëpia e Bardhë planifikon të sulmojë Sirinë si rrjedhojë e përdorimit të dyshuar të armëve kimike nga qeveria Siriane.

Megjithatë, Damasku e mohoi akuzën dhe Rusia vendosi t'i japë fund planeve për luftë duke propozuar Sirinë që të dorëzojë armët e veta kimike.

Sipas një rezolute të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, arsenali i armëve kimike në Siri duhet të eliminohet nga mesi i vitit 2014.

Një ekip i ekspertëve nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe Kombeve të Bashkuara janë duke e zbatuar rezolutën.

Ndërkohë, zyrtarë të marinës amerikane deklaruan se USS Graveley gjithashtu e ka lënë Detin Mesdhe dhe është kthyer në shtëpi.

Aeroplanmbajtësja USS Harry S Truman mbetet në Veri të Detit Arabik, dhe tri luftanije amerikane - USS Stout, USS Ramage dhe USS Monterey  janë në lindje të Detit Mesdhe.