Abu Marzouk: Ne e kapem një ushtar izraelit para armëpushimit
Kairo, (PIC)
- Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Mousa Abu Marzouk konfirmoi të premten se një zyrtar izraelit u kap disa orë para hyrjes në fuqi të armëpushimit humanitar prej 72-orësh. Dy ushtarë të tjerë u vranë gjatë operacionit, njoftoi Agjencia e Lajmeve Anadolu.
Burimet e mediave izraelite deklaruan se një ushtar izraelit është zhdukur që të premten në mëngjes gjatë një operacion të vështirë në Rafah.
Mousa Abu Marzouk tha se Izraeli e ka njoftuar zyrtarisht OKB për kapjen e oficerit të tij dhe vrasjen e dy ushtarëve të tjerë në Rafah.
Nga ana e saj, OKB-ja informoi Egjiptin rreth operacionit për kapjen e oficerit dhe si Egjipti mund të luan rolin e ndërmjetësit.
Nga ana tjetër, Abu Marzouk tha se vizita e delegacionit Palestinez në Egjipt u shty për nesër.
Nga ana e tij, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, Fauzi Barhoum ka akuzuar forcat izraelite për thyerjen e armëpushimin së pari.
Fauzi Barhoum i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë urgjentisht për t'i dhënë fund krimeve të Izraelit dhe agresionit në Gaza.
Dhjetra viktima palestineze u raportuan që nga orët e mëngjesit, pavarësisht shpalljes së armëpushimit në fund natës që kaloi.
Duke folur për gazetën hebraike Yediot Ahronot, një burim i lartë i ushtrisë izraelite tha se rrëmbimi i mundshëm i një ushtari izraelit është kryer gjatë përleshjeve afër një tuneli dhe u ndihmua nga një sulmues vetëvrasës. Sipas tij, terroristët u shfaqën, ndërsa forcat izraelite ishin në kërkim për tunele, njëri prej tyre më pas hodhi veten në erë, kurse të tjerët rrëmbyen një ushtar.
Familja e tij ka qenë e informuar dhe përleshjet masive janë ende duke u zhvilluar, thonë burimet.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Kassam tha se luftëtarët e saj kanë kryer sot në mëngjes një operacion të veçantë, pasi qëlluan një shtëpi të përdorur nga ushtarët izraelitë.
Më shumë se 40 banorë u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën të premten gjatë granatimit izraelit ndaj civilëve të zhvendosur që u përpoqën të kthehen në shtëpitë e tyre në kufirin e Gazës pas armëpushimit të shpallur.
Burimi: The Palestinian Informatin Center