Palestine

Tetë gazetarë, 1359 civilë të vrarë nga gjenocidi i vazhdueshëm izraelit

Sameh al-Iryan, një gazetare në kanalin e al-Aksa TV, vdiq nga plagët e marra në masakrën e së mërkurës në tregun Shujaiya, e cila mori jetën e 18 civilëve, raportuan të enjten mjekët në spitalin el-Shifa.

 

Gazetari Rami Rayan, u vra, gjithashtu, në el-Shujaiya, gjenocidi rriti  numrin e gazetarëve të vrarë në  tetë, në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar.

 

Gazetarja femër, Naxhla Mahmoud al-Haxh dhe fotografi Halid Hamad, së bashku me gazetarët Ieat Zakout, Abdul Rahman Zijad Ebu Hein, Izzat Dheir dhe Bahá al-Din të gjithë gazetarë të vrarë në ofensivën e Gazës.

 

Lidhja e Gazetarëve Palestinez dënuan në një deklaratë gjenocidet e tilla izraelite, duke deklaruar se Izraeli i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe dhe i ka dhënë një goditje të rëndë të gjitha ligjeve dhe dekreteve ndërkombëtare.

 

Lidhja e Gazetarëve Palestinezë i bëri thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare, OKB, Mediave Arabe dhe Reporterëve pa Kufinj për të marrë përgjegjësitë e tyre dhe të thyejnë heshtjen e tyre të turpshme  ndaj përpjekjeve të tilla të Izraelit për të shtypur zërin e gazetarëve dhe për të parandaluar çdo mbulim autentik të skenës.

 

Lidhja e Gazetarëve më tej denoncoi veprimet  e tilla izraelite, vrasjet me gjakftohtësi, vrasjet masive dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë menjëherë në mënyrë që të vendosë një ndalimin ndërkombëtar për të eksportuar armë te pushtuesi izraelit.

 

Të paktën 1.359 civilë janë vrarë, ndërsa 7.600 kanë mbetur të plagosur në ofensivën izraelite e cila po vazhdon në Rripin e Gazës të rrethuar. Të mërkuren, më 30 korrik 2014, 110 ishte numri i civilëve të vrarë në Gazë në kohë jo më shumë se 24 orë.  

 

Punonjësit mjekësorë palestinezë thanë se vetëm në masakrën në Al-Shujaiya, u vranë 18 civilë dhe rreth 200 të tjerë u plagosur rëndë. Disa janë me gjymtyrë të këputuara, sipas raporteve të ndryshme.

Burimi: The Palestinian Information Center