'Irani e gjunjëzojë Perëndimin me logjikën diplomatike'
Kryetari i Kuvendit të Libanit, Nabih Berri përshëndeti diplomacinë e Iranit dhe tha se ajo e ka gjunjëzuar Perëndimin me logjikën diplomatike.
Sipas IRNA, në një intervistë me të përditshmen libaneze Al Safir, ai tha se iranianë besojnë se askush përveç kombit sirian nuk ka të drejtë të marrë vendime për të ardhmen e vendit dhe fatin e kryetarit Bashar al-Assad.
Ai vuri në dukje se sipas iranianëve çështja e kryetarit al-Assad, qëndrimi i tij apo largimi është diçka që duhet të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të pastërta, nën mbikëqyrjen e Komunitetit Ndërkombëtar.
Duke besuar se afërsia midis Iranit dhe Arabisë Saudite do të ketë ndikime pozitive në Siri dhe Liban, kryetari i Kuvendit të Libanit theksoi nevojën për krijimin e lidhjeve midis Teheranit dhe Riadit, duke thënë se vendimet në Liban duhet të gëzojnë mbështetje rajonale.