Palestine

Standardet e dyfishta të së drejtës ndërkombëtare

Po të sillej kundërshtari i Perëndimit sikurse po sillej Izraeli nga 8 korriku i vitit 2014, ai do të shpallej agresor, liderët e të cilit do të përgjigjeshin para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

     

                  Ajo çfarë po ndodh në Gazë nuk mund të përshkruhet si”luftim”. Raportet ditore për krimet e përfshijnë këtë sulm të fundit izraelit në sferën e njerëzve të thjeshtë për të cilin mendimtari dhe poeti i madh katolik Thomas Merton i ka quajtur” të panjohur”.Tmerri i tillë i tejkalon aftësinë tonë që me gjuhë të përshkruajmë ngjarjet. Ngjarjet në Gazë në të vërtet janë përsëritje e sulmeve të mëparshme izraelite me armatim të sofistikuar me ç’rast pësojnë banorët e Gazës si viktima të pafuqishme të armatimit izraelit, pa strehimore dhe çdo ditë e më shumë pa nevojat elementare jetësore sikurse që është uji dhe rryma, pajisjet e të cilëve janë caqet precize të armëve izraelite. Gjer tani të gjithë duhet të dine që dhuna e njëanshme, çoftë në formë të torturës apo terrorit shtetëror, është sjellje kriminele. Kur ajo sjell gjer tek një numër i madh të civilëve të vrarë në njërën anë, ndërsa në anën tjetër të vetëm disa civilëve në anën tjetër, ky veprim i terrorit shtetëror më së miri mund të karakterizohet si masakër, i përmbledhur me numrin e madh të civilëve të vrarë me 20 korrik në Shuxhaji, në Gazë, kur forcat izraelite të IDF me artileri të rëndë kanë bombarduar pa mëshirë kuartin e dendur të populluar. Sikurse edhe në rastet e mëparshme të operacioneve ushtarake izraelite mbi popullin palestinez të Gazës, gjatë viteve 2008, 2009 dhe 2012, popullata civile e pambrojtur përsëri është viktimë e terrorit shtetëror izraelit. Po qe se kundërshtari i perëndimit do të sillej sikurse Izraeli nga 8 korriku 2014, ai do të shpallej agresor, liderët e të cilëve do të përgjigjeshin para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), ose të ndonjë tribunali tjetër i cili do të kishte autoritet të ndjek personat e akuzuar për krime ndërkombëtare, të cilët do të tronditshin qeverinë e SHBA-ve dhe aleatët e  saj. A nuk ishte përgjigje e duhur ndaj Slobodan Millosheviqit, Sadam Huseinit apo të Muamer Gadafit, krimet e të cilëve kanë qenë bllokuese për interesat e Perëndimit. Çfarë është duke ndodhur me Xhorgj Bushin, Toni Blerin dhe Brak Obamën, krimet e të cilëve janë mbështjell me retë të dendura të mos ndëshkimit?  

Ky kontrast tregon logjikën gjeopolitike të rendit botëror për të gjithë ata të cilët kanë sy dhe dëshirojnë të shohin “gjendjen e vërtetë”, për dallim nga tërheqja e vëmendjes në ”mitet sunduese hegjemoniste”. Kjo logjikë gjeopolitike artikulon zbatimin  e së drejtës penale ndërkombëtare: përgjegjësi për armiqtë e Perëndimit, mosndëshkim i   Perëndimit dhe miqve të tij. Standardet e tilla të dyfishta sjellin tensione në mes të së drejtës dhe drejtësisë. Aktualisht nuk ekziston askush tjetër në botë, për të cilin kjo kulturë politike e deformuar e mosndëshkimit i konvenon vetëm udhëheqjes politike dhe strukturave komanduese ushtarake të Izraelit. Por, ekziston ligji penal ndërkombëtar dhe procedura për zbatimin e tij. Edhe pse gjer tani gjeo politikanët me sukses kanë manipuluar me këtë ligj, etapa e fundit e përgjegjësisë penale tek tani do të luhet. Ata që janë viktima nuk duhet të mospërfillin potencialin e parealizuar për arritjen e drejtësisë, si dhe sfidën për të gjithë ata të cilën konsiderohen ”qytetar pelegrin” në udhëtimin jetësor të solidaritetit njerëzor dhe besimin në një të ardhme më të mirë. Ligji mbi, drejtësia nën. Ky është ekuacioni i popullit i cili mund të na shpie drejt mendimeve, ndjenjave dhe procedurave në “ anën e drejtë të historisë”. Për këtë shkak, kam qenë i prekur me raportet e aktivistëve të rinj në Ramallah dhe në qytete tjera në Bregun Perëndimor, të cilët kërkojnë që Mahmud Abasi të “nënshkruaj ose të shkojë”. Mendohet në nënshkrimin e statutit të Romës  në emër të Palestinës, që do të thotë bashkëngjitje e saj Gjykatës Penale Ndërkombëtare(ICC), përkatësisht tërheqje nga pozita e kryetarit në administratën vetëqeverisëse palestineze, pasi që nuk është i aftë të qeverisë. Kjo thirrje e zjarrtë në përgjegjësinë penale është shprehje e kërkesës populliste që gjyqi përfundimisht duhet të plotësojë drejtësi dhe të konfirmoj si autoritet viktimizimin e palestinezëve në bazë numrit të madh të argumenteve të kriminalitetit shumëdimensional izraelit. Kjo është sigurimi i atyre të cilët shpresojnë se ICC-ja është tribunal i drejtësisë, e jo instrument të cilin të fuqishmit e shfrytëzojnë si komoditet moral për të fshehur kriminalitetin e madh vetanak. Në praktikë në rast edhe Palestina pranohet si anëtare e ICC-së,  dhe prokurori, që është më pak e sigurt, të vazhdojë me hetimin, të ngrit akuzën dhe të jep urdhrin për burgosje, gjasat për sjelljen e aktgjykimit, shpalljen e dënimit dhe vuajtjen e dënimit janë baraz me zero. Por, politikisht shikuar, kërkesa        ” Nënshkro apo shko” ka kuptim. E para, pasi që Izraeli ashpër kundërshton anëtarësimin e Palestinën në ICC, iniciativa e tillë do të kishte ndihmuar Palestinezëve. E dyta, vetë adresimi ICC-së, në mënyrë të konsideruar do të kontribuojë në luftën në mes Izraelit dhe Palestinës për moral të lartë dhe teren politik duke prodhuar komentime dhe dialogë. Duhet pasur parasysh në mendje që rezultati  i kësaj lufte për legjimitet në fund do të ishte vendimtar në këtë konflikt në dobi të Palestinezëve, sikur që ka qenë faktor vendimtar në rezultatin përfundimtar të çdo lufte e mëparshme kundër kolonializmit në 70 vitet e fundit.

 

            Dhe në fund, veprimet drejtuar në kontrollin palestinez në diskursin e legjimitetit do të ndihmojë në fillimin e përkrahjes globale për kampanjën e bojkotit, sanksioneve dhe embargos në furnizimin me armë të Izraelit. Kjo, njashtu do të shtyjë qeveritë dhe Kombet e Bashkuara që përfundimisht të mbështesin thirrjen palestineze në ushtrimin  e trusnisë nbi Izraelin, dhe të shfrytëzojnë ndikimin dhe presionin jo të dhunshëm me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme me të cilën të drejtat e Palestinezëve do të realizohen konform ligjeve ndërkombëtare, veçanërisht të drejtës për vetëvendosje dhe të drejtën e kthim në trojet e veta.

         Palestinezët kanë vuajtur gati një shekull për atë që bashkësia  ndërkombëtare ka vendosur në emër të tyre pa lejen e tyre apo pranim të tyre. Koha është që të gjithë neve, përfshirë edhe ata të cilët veprojnë nga solidariteti , të jemi të sigurt se lëvizja nacionale palestineze është ajo e cila vendos se vetëvendosja çfarë do të thotë për Palestinezët. Në këtë faze, shprehja më autentike e këndvështrimit palestinez  për paqen e drejtë është e përfshirë në deklaratën nga viti 2005, të koalicionit të 171 organizatave qytetare palestineze( organizatave joqeveritare dhe sindikatave) e cila ka iniciuar kampanjën e BDS-it në botë. Kjo iniciativë ka pas tri kërkesa:

-         Ndërprerjen e okupimit dhe kolonizimit të shtetit arab dhe rrënimin e Murit.

-         Pranimi i drejtës themelore të barazisë së popullatës arabo-palestineze në Izrael, dhe

-         Respektimi, mbrojtja dhe promovimi i drejtës së refugjatëve palestinez që të kthehen në shtëpitë dhe pronat e veta, sikur që është e theksuar në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara nr. 194.


Richard Falk është informues special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut nga territori palestinez.