Kryetari uron myslimanët dhe udhëheqësit e vendeve islamike për Fiter Bajram
Kryetari i Iranit, Shejh Hassan Rouhani, me anë të një mesazhi të dielën uroi myslimanët dhe udhëheqësit e vendeve islame në të gjithë botën me rastin e Fitër Bajramit.
Në mesazhin e tij, kryetari i Republikës Islamike të Iranit, e përshkroi festën e Fitër Bajramit si Festë e Faljes, Mëshirës dhe të një Unitet në Umetin Musliman, si Pastrim i Shpirtit, dhe duke qëndruar larg nga paragjykimet, dhuna dhe ekstremizmi.
Kryetari, Shejh Hassan Rouhani, shprehu dëshirat më të mira për homologët e tij, për popujt Muslimanë dhe për çdo qeveri mbarësi.
Në vende të tjera në mesazhin e tij, Kryetarit, Hassan Rouhani i vjen keq që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që është muaji i paqes dhe i dhembshurisë, gjatë këtij viti, myslimanët kanë qenë dëshmitarë të krimeve të regjimit sionist në Gaza dhe aktivitetet terroriste që kanë për qëllim nxitjen, grindjen dhe përçarje në shtetet si Siria dhe Iraku.
Ai shprehu shpresën se nën drejtimin e Kur'anit të Shenjtë dhe të Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) Sunnetit të tij, popujt Muslimanë të jenë vigjilentë kundër komploteve të armiqve dhe të përpiqemi për të forcuar Unitetin Islamik.
Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët në mbarë botën respektojnë me gëzim një festë të quajtur Festa e Fitër Bajramit apo Eid al-Fitr. Kjo festë i bie në ditën e parë të muajit Sheval, muaji që vijon pas muajit Ramazan sipas Kalendarit Islamik (Hixhretit).
Kjo është një kohë për të shpërnda bamirësi për ata që kanë nevojë, dhe e festojnë besimtarët me familjen dhe miqtë përfundimit një muaji të agjërimit me gëzim dhe bekim.