Udhëheqësi imam në namazin e Fiter Bajramit në Teheran
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ishte imam në Namazin e Fiter Bajramit në Teheran, që u krye sot, e marte, më 29 Korrik 2014, pas namazit të sabahut.
Sipas agjencisë IRNA, namazi i Fiter Bajramit me xhemat ka filluar në orën 8:30, sipas kohës lokale, sot, e marte, më 29 korrik 2014, në Mossala të Teheranit. Qindra mijëra njerëz e falën Namazin e Fitër Bajramit në Teheran.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e agjërimit të muajin të shenjtë të Ramazanit. Kjo është një nga festat më të rëndësishme fetare që festohet nga muslimanët në të gjithë botën. Në Iran, Festa e Fitër Bajramit filloi të martën, më 29 Korrik 2014.