Nënë Tereza në Republikën Srpska
Sipas Radio Vatikanit, kohët e fundit, një shfaqje artistike për Nënë Terezën po bën xhiron e Bosnjës. Quhet “Majka Tereza – Svetica Tame” (Nënë Tereza – Shenjtja e Errësirës). Më 19 qershor, drama e frymëzuar nga jeta e së Lumes shqiptare të bamirësisë, vënë në skenë nga Shoqata Kulturore “Napredak” me regji të Gradimir Gojer, boshnjak me origjinë kroate, u shfaq për herë të parë në Teatrin Popullor të Sarajevës.
Më 15 korrik, pati sukses të jashtëzakonshëm në Banja Lukë, kryeqendra e Republikës Srpska të Bosnjës, ku, siç nuk mund të mendohej kurrë më parë, boshnjakë, kroatë, serbë, maqedonas dhe shqiptarë, duartrokitën fuqishëm aktorët nga Bosnjë-Hercegovina, nga Kroacia dhe nga Kosova.
Ilir Tafa ishte artisti shqiptar nga Prishtina në këtë shfaqje, bazuar në tekstin e maqedonasit Venko Andonovski. Rolin e Nënë Terezës e luajti Kostandinka Velkovska, artiste e njohur e Teatrit Kerempuh në Zagreb.
Pritet që trupa teatrale të niset për një turne ballkanik, për ta shfaqur
kudo, dramën për figurën e madhe të shenjtes shqiptare.
E është pozitiv edhe fakti se mediat e gazetarët, megjithëse pa i harruar
pasojat e luftrave të fundit në Ballkan, theksojnë nevojën e dialogut e të
shkëmbimeve kulturore ndërmjet popujve. Citojmë Ukë Lushin , i cili shkruan
kështu në faqet e Gazetës “Blic” të 21 korrikut: