Egjipti do të hapë pikën kufitare Rafah për Bajram
Egjipti do të hapë pikën kufitare Rafah me Rripin e Gazës gjatë festës së Fiter Bajramit, e cila shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, tha një burim zyrtar në terminal të dielën.
Kalimi i kufirit do të jetë i hapur nga e hëna deri të enjten për të marrë palestinezë të plagosur gjatë sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër enklavës së bllokuar palestineze dhe për qasje të ndihmës humanitare dhe të karburantit në Gaza, tha një burim nga Agjencia Anadolu në kushte anonimiteti.
Që nga rrëzimi në verën e kaluar të Muhamed Mursi - presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur lirisht - nga ana e ushtrisë, Egjipti e ka mbajtur, kryesisht, të mbyllur kalimin kufitar Rafah.
Autoritetet ushtarake të Egjiptit, në përgjithësi, e kanë hapur vend-kalimin në kufi vetëm për raste të veçanta dhe për periudha të kufizuara kohore.
Terminali kufitar Egjipt-Gaza-Rafah përfaqëson dritaren e vetme bregdetare me botën e jashtme, jashtë kontrollit izraelit.
Të paktën 1.061 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë nga sulmet e rrepta izraelite në Rripin e Gazës së bllokuar që nga data 7 korrik 2014, ndërsa më shumë se 6.300 të tjerë janë plagosur, shumica rëndë.
Operacioni i Izraelit Protective Edge,, i cili ka vazhduar pa u pakësuar deri të premten, kundër popullsisë shumë të dendur në Rripin e Gazës –e cila është shtëpi për 1.8 milionë palestinezë...
Në vitin 2008-2009, mbi 1.500 palestinezë u vranë - shumica prej tyre civilë - gjatë operacionit luftarak tre javor të Izraelit të quajtur
”Operation Cast Lead”.