İran

Irani kërkon dialog midis Islamit - Krishtërimit

src=http://mediaelire.net/images/ruhani%20-%20psikopos.jpg

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani ka bërë thirrje për dialog midis Islamit dhe Krishterimit, si pasuesit e të dy feve të cilat ndajnë të njëjtat vlera hyjnore dhe të përballen me një armik të përbashkët.
     Rouhani bëri këto komente të martën, më 5 nëntor 2013 kur e pranoi Nuncin e ri Apostolik të Vatikanit në Teheran, Kryepeshkopin,  Leo Boccardi që t’i dorëzojnë kredencialet e tij.
      Presidenti iranian theksoi nevojën për dialog midis Islamit dhe Krishtërimit, si dhe shi’itëve dhe katolikëve.
     Presidenti iranian shtoi , Sot ne kemi objektiva të përbashkëta dhe armiq. Ekstremizmi dhe terrorizmi janë armiqtë tonë të përbashkët dhe, bazuar në mësimet hyjnore, ndërveprimet njerëzore dhe bashkëpunimi për zhdukjen e varfërisë dhe padrejtësisë janë objektiva të përbashkëta .
      Ai vuri në dukje , Disa vende në rajonin tonë janë rrënuar tani me problemet e sigurisë dhe të luftërave civile si rezultat i të cilave myslimanët dhe të krishterët janë duke vuajtur .
      Kryepeshkopi Boccardi , nga ana e tij, shprehu përshëndetjet e Papa Françeskut për Kryetarin e Iranit, Hassan Rouhani, duke theksuar se Vatikani beson se dera duhet të jetë gjithmonë e hapur për dialog, në mënyrë që vendet mund të bashkëpunojnë në bazë të respektit reciprok 
      Nunci i Selisë së Shenjtë, gjithashtu, përshëndeti zhvillimet politike të Iranit pas zgjedhjes së Presidentit Rouhani si Shumë të rëndësishme dhe vlerësoi rolin vendimtar të Republikës Islamike të Iranit në ekuacionet botërore, duke përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal .