Rabini izraelit thotë se vrasja e civilëve në Gaza është e lejuar
Një rabin izraelit ka nxjerrë një vendim që lejon vrasjen e civilëve të pafajshëm në Rripin e rrethuar të Gazës.
Dov Lior, një rabin izraelit nga kolonia
e paligjshme Kiryat Arba në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha në vendimin që e
lëshoi se është në rregull për të vrarë civilë të pafajshëm dhe të
shkatërrohet Gaza.
Vendimi, gjithashtu, thotë se nuk është e nevojshme për të parë nëse njerëzit
në shënjestër janë civilë apo jo-civilë.
Vendimi i rabinit autorizon me të gjitha mjetet të kenë në shënjestër popullin, si mohimi i “furnizimeve, energjisë
elektrike”. Ai më tej thotë se forcat ushtarake janë të lejuara për të
bombarduar të gjithë zonën në bazë të lirisë së veprimit të ushtrisë.
Në rastin e Gazës, tha rabini, zyrtarëve ushtarakë izraelitë
do t’u lejohet edhe shkatërrimi i Gazës.
Ai, gjithashtu, tha se, pasi ushtria
izraelite është në luftë dhe njerëzit në enklavë duhet bllokuar, ata që flasim
për humanizëm dhe konsideratë janë të dyshimtë.
Rabini është zgjedhur nga mijëra izraelitë, mijëra e pasojnë atë.
Izraeli filloi ofensivën e tij në
Rripin e Gazës më 8 korrik 2014. Gjatë 15 ditëve të fundit, aeroplanët luftarakë
izraelitë kanë goditur sipërfaqe të shumta në Rripin e Gazës, duke shkatërruar shtëpitë
dhe familjet duke i varrosur nën rrënojat. Izraeli, gjithashtu, filloi një
ofensivë tokësore kundër enklavës së varfër të Gazës, më 17 korrik 2014.
Të paktën 675 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 4.000
të tjerë janë plagosur prej sulmeve të Izraelit gjatë 15 ditëve të kaluara.
Sipas burimeve izraelite, rreth 30 izraelitë janë vrarë në luftë. Lëvizja e Rezistencë Palestineze -Hamas thotë se janë 40 të vrarë.