Lulëzimi i librave Islame për Ramazan në Bangladesh
Shkruan: Ferdous Ahmad Bhuiya
Bangladeshit i është ofruar një rast
shumë i mirë për të gjetur literaturë islame, në Panairin e Librit që nga fillimi i muajit
Ramazan deri në përfundim të tij.
Daka - Si u ngrit hëna e muajit Ramazan
në qiell, botuesit e librave Islame nga Bangladeshi, Kur'ani dhe Hadithi u mbërthyen për një sezon të suksesshëm, ku
myslimanët fokusohen në blerjen e literaturës islame, duke sfiduar kufizimet e imponuara të qeverisë
gjatë viteve të fundit.
Unë kam qenë duke blerë
Kur'anin, Hadithin (thëniet e Pejgamberit) dhe libra të etërsisë islame, kryesisht
atë shpirtërore, por disa nga qeveria e tanishme e penguan literaturën
islame, tha për OnIslam.net, Md. Zahidul
Islami Tarik, shefi Operativ Zyrtar për një grup tregtar.
Sipas Zahidul Islami Tarik, qeveria
aktuale e Bangladeshit ka vendos kufizimet, që nga viti 2007, në blerjen apo
shitjen e librave islamike.
Ai pretendoi se policia i ka ngacmuar botuesit dhe shitësit për posedimin e literaturës islame duke i akuzuar se i përkasin terroristëve dhe fundamentalistëve.
Për shkak të kufizimeve të tilla, ai
tha se populli i Bangladeshit nuk kanë qenë në gjendje për të blerë Kur’anin
dhe Hadithin.
Nëse dikush blen literaturë
islame, ai do të jetë ngacmuar nga administrata qeveritare dhe i fajësuar si
ekstremist islamik dhe terrorist, pohoi Tariku.
Ai shtoi se qeveria duhet të ndryshojë qëndrimin e saj dhe duhet për t'u dhënë mundësinë e lirisë së shtypit dhe opinionit për të gjitha grupet.
Tariku kështu fliste në Panairin e
Librit Islamik të organizuar në Daka në ambientet jugore të xhamisë Bejtul Mukarram,
xhamia kryesore e Bangladeshit.
Bangladeshit i është ofruar një shumë i mirë për të gjetur literaturë islame, në Panairin e Librit që nga fillimi i muajit Ramazan deri në përfundim të tij.
Ka një ndryshim ideologjik në
mendjen dhe në shoqërinë e Bangladeshit gjatë
muajit Ramazan, tha Muhammed Nuruzaman, një analist islam për OnIslam.net.
Kështu që shumica e myslimanëve
përpiqen për të blerë disa libra islame, kryesisht libra si Masala Masael, do
të thotë rregullat dhe rregulloret, që kanë të bëjnë me lutje dhe agjërim,
agjërim dhe lutje, shtoi ai.
Duke ofruar zbritje të veçantë të
çmimit për librat islam gjatë muajit të shenjtë të agjërimit, Panairi i Librit
Islam për Ramazan, ka dëshmuar një sukses të madh këtë vit.
Botimi dhe shitja e Komenteve të Kur'anit, Hadithi dhe literaturës islame kanë qenë në rënie rreth 70 për qind në vitet e fundit, për shkak të kufizimeve të qeverisë dhe ndalimin e veprimtarisë islame, davetit, në Bangladesh, tha për OnIslam. net., Abdus Sabur Matubbur, Assistent Profesor i Universitetit Islamik në Bangladesh.
Ai tha se rritja e shitjes është e
shoqëruar zakonisht me muajin e Ramazanit kur shpirtërorja rritet për shkak të
lutjeve dhe Kur'anit.
Nizamuddin, një ekzekutiv i IFB, tha se librat mbi jetën e Profetit Muhammed (paqja
qoftë mbi të) dhe shokëve të tij janë librat më të shitura në panair.
Ne, gjithashtu, japin 25 deri
35 për qind më pak komisionet për shitje për të gjitha librat islame gjatë muajit
Ramazan, në veçanti gjatë panairit, tha ai.
Mizanur Rahman Mithu, pronar i
Sonali Sopan, një shtëpi botuese, ndanë mendimin e njëjtë.
Shitjet e Komenteve të Kur'anit,
Hadithit dhe librave islame janë në rritje shkaku i krijimit të një atmosfere
të pëlqyeshme gjatë periudhës së Ramazanit në gjithë Bangladeshin, i tha
ai për OnIslam.net.
Ai tha se nuk ka asnjë problem në
shitjen e Komenteve të Kur’anit, Hadithin dhe Librave Islame gjatë muajit Ramazan,
pasi qeveria nuk ka ndërhyrë gjatë muajit të shenjtë.
Ne kemi botuar 168 publikime,
duke përfshirë Kur'anin, Hadithin, Fikhun (Jurisprudencën Islame) dhe libra Islame, për
aq kohë sa qeveria nuk ka ndërhye, tha për OnIslam.net.
Rashid Ahmed, shitës i Maktabu Ashraf.
Në periudhën e muajit të Ramazanit, rritja shitjes së librit bëhet për shkak të mjedisit, atmosferës fetare të muajit, shtoi ai.