Izrael

Izraeli granaton spitalin në Gaza

Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se pesë  persona u vranë dhe 70 të tjerë janë plagosur në Spitalin Qendror Al-Aksa në Rripin e Gazës.

 

     Izraeli ka granatuar një spital në Rripin e Gazës, ditën e hënë, më 21 korrik 2014, duke vrarë pesë vetë dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë, në mesin e tyre mjekë dhe personelin mjekësor.


      Personeli në spitalin al-Aksa evakuojë të plagosurit pas sulmit. Sipas ABC News, është gjendje kaotike, nga ambulancat është bllokuar trafiku, raportoi në Twitter për ABC News Alexander Marquardt.


     Stafi i Spitalit Al-Aksa është zemëruar, si është e mundur spitali të jetë në shënjestër!  I gjithë stafi është mbledhur në katin e parë, të paaftë për të trajtuar pacientët, shtoi ai.


    Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin, duke thënë se pesë persona u vranë dhe 70 të tjerë janë plagosur në Spitalin Qendror Al-Aksa në Rripin e Gazës.


     Sulmi ndodhi kur një predhë tanku izraelit u përplas në katin e tretë,  ku shërbente një njësi e kujdesit intensiv, tha Ministria e Shëndetësisë.


   Forcat okupuese të Izraelit më 7 korrik 2014 filluan pushtimin tokësor në Gazën e rrethuar, e cila është vendbanimi i dy milionë banorëve.  

 

     Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës u rrit mbi 500, kryesisht civilë, të hënën, më 21 korrik.


      Avionët izraelitë, tanket dhe artileria vazhdimisht, njëpasnjëshëm gjuanin në popullsinë e dendur, duke vrarë 28 anëtarë të një familje të vetme.


     Shpërthimet tronditën qytetin e Gazës që prej mëngjesit, banorët e raportonin për luftime të rënda në Shejaia, një lagje ngjitur Zeitounin.


     Duket se ne po shkojmë drejt një masakre në Beit Hanoun. Ata na dëbuan nga shtëpitë tona me zjarrin e tyre. Morëm fëmijët tanë dhe ikëm tha Abu Ahmed. Ai ai nuk ka dashur të japë emrin e tij të plotë për shkak të frikës nga reprezaljet izraelite , i tha agjencisë Reuters.
Ishte një natë tmerri, tha 50 vjeçari për agjencinë Reuters.