Armiqtë e përkrahin ISIL-in për të ndalur përhapjen e Islamit
Një artist irakian tha se armiqtë janë duke e përkrahur grupin terrorist të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL) me qëllim të parandalimit të përhapjes së Islamit në botë.
Jassim al-Naxhafi, i cili ka
ekspozuar disa nga veprat e tij Kaligrafike Kur'anore në Ekspozitën e 22-të Ndërkombëtare
të Kur’anit të Shenjtë në Teheran, i tha, gjithashtu, agjencisë IKNA se krimet
e kryera kundër Islamit nga grupe ekstremiste nuk janë diçka e re sepse feja Islame
ka qenë gjithmonë e sulmuar nga grupet që kanë devijuar nga rruga e drejtë.
Ai tha se armiqtë e Islamit i përdorin
këto grupe për të krijuar përçarjet mes muslimanëve dhe të minojnë unitetin
islamik në mënyrë që përhapja e Islamit në botë do të ndalet.
Militantët e ISIL-it kanë qenë prapa përshkallëzimit
të krizës në Irak, pasi morën kontrollin e qytetit Mosul në një sulm të rrufeshëm më 10 qershor 2014, i cili u pasua nga rënia e
Tikritit, që ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit irakian, Bagdad
dhe të Falluxhës. Tikriti është marrë më vonë përsëri nga forcat e ushtrisë
irakiane.
Rreth 1.2 milion banorë janë
zhvendosur në Irak deri më tani këtë vit, sipas Kombeve të Bashkuara.
ISIL-I ka premtuar se do të vazhdojë sulmin e tij ndaj Bagdadit.
Artisti, Al-Naxhafi, i referohet historisë
së Islamit dhe tha se Profeti i Shenjtë , Muhammedi (a.s.) dhe Ehl-ul-Bejtit (a.s.)
u përballën edhe me grupe të tilla ekstremiste si Havarixhët që nuk e donin
Dritën e Islamit për të ndriçuar botën.
Ai më tej i referohet Kur’anit, Sures
el-Huxhurat, ajetit 13:
O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe prej një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Në të vërtetë, më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë. (Kur’an, Surja el-Huxhurat:13)
Në të vërtetë, ndryshe nga këto grupe radikale, njerëzit kanë jetuar në paqe, kanë jetuar së bashku me ndjekësit e besimeve dhe sekteve të tjera në mënyrë paqësore.
Artisti irakian është pyetur për atmosferën
në qytetin e tij, Nexhafit gjatë muajit
të shenjtë të Ramazanit. El-Naxhafi tha është vend i shenjt, aty është Xhamia e
Imam Aliut dhe xhamitë e shumta në qytet, të cilat të krijojnë një atmosferë
shumë shpirtërore në Naxhaf gjatë muajit të agjërimit, Ramazanit.