Gjykata e Bahrejnit burgos djaloshin 11 vjeçar
Një gjykatë në Bahrejn ka urdhëruar arrestimin e djaloshit 11-vjeçarit, Xhihad Alsamia për një periudhë të pacaktuar kohe ose derisa sjellja e tij të përmirësohet.
Një gjykatë në Bahrejn ka urdhëruar
arrestimin e djaloshit 11-vjeçar, Xhihad
Alsamia, për një periudhë të pacaktuar
kohe ose derisa sjellja e tij të përmirësohet,
në lidhje me krizën politike në vazhdim në të cilën qytetarët po synojnë për demokracinë.
Vendimi i gjykatës vjen nga zyrtarët e regjimit të Bahrejnit cilët kanë në
shënjestër në mënyrë sistematike edhe fëmijët.
Observatori për të Drejtat e Njeriut
në Bahrejn (BHRO) paraqiti një ankesë për Raportuesit Special për fëmijët në
Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB.
Fëmijët e Bahrejnit kanë qenë
subjekt i abuzimit dhe i përndjekjes ligjore të Autoriteteve për terrorizëm, krime,
ndaj fëmijëve të cilët i bashkohen protestave paqësore.
Observatori për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn (BHRO) thotë në ankesën e tij se fëmijëve të arrestuar në Bahrejn u është mohuar qasja tek avokatët. Autoritetet e sigurisë shkelin proceset e duhura në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Ajo që është më e tmerrshme, megjithatë, është tortura e vazhdueshme dhe trajtimi mizor që kryehet nga aparatet e sigurisë ndaj fëmijëve në Bahrejn.
Në një rast i veçantë është kur një
gjyqtar urdhëroi për të mbajtur në paraburgimpër 45 ditë, djaloshin 15 vjeçar, Muhammed
Alsaffar.